Kryesore » 2012 » Gusht » 25 » Sulmohen ushtarët e KFOR-it në Jagenicë të Zubin Potokut
6:54 PM
Sulmohen ushtarët e KFOR-it në Jagenicë të Zubin Potokut
Të shtunën, në orët e hershme të mëngjesit, një grup serbësh kanë shtënë nga armët automatike në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, që janë të stacionuar në fshatin Jagenicë të Zubin Potokut, kanë njoftuar burime jozyrtare. Sipas burimeve, grupi i serbëve të armatosur me armë AK 47 kanë shtënë mbi 200 herë në drejtim të ushtarëve të NATO-së. Në këtë sulm me armë zjarri në ushtarët e NATO-së nuk ka pasuar të lënduar, njoftojnë burimet. Ndërkaq, siç bëhet me dije, nga të shtënat aksidentalisht është qëlluar shtëpia e të të ashtuquajturit kryetar i Komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq. Shtëpia e kryetarit të komunës paralele serbe, Ristiq, gjendet mu në afërsi të pikës së kontrollit të KFOR-it në fshatin Jagenicë. Në anën tjetër goditjen me plumba të shtëpisë së Slavisha Ristiqit në fshatin Jagenicë e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, lidhur ka theksuar se ka pasuar një sulm të armatosur në fshatin Jagenicë, në afërsi të pikë kontrollit të KFOR-it. Me këtë rast është qëlluar me disa plumba shtëpia e Sllavisha Ristiqit. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke i kryer hetimet. Për momentin nuk dihen arsyet e këtij sulmi dhe ndaj kujt ka qenë i drejtuar ky sulm me armë zjarri, ka thënë Hoti. Ndërsa burime nga fshati Jagenicë kanë bërë të dituar se sulmi ka qenë i drejtuar ndajë ushtarëve të KFOR-it me qëllim të frikësimit të tyre.

KFOR-i ditë më parë ka vendosur disa pika kontrolli në komunën e Zubin Potokut ndërsa që ka bllokuar tërësisht edhe lëvizjet në një rrugë ilegale që e kanë hapur grupet kriminale serbe gjatë vitit të shkuar me qëllim të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus