Kryesore » 2012 » Gusht » 25 » BE do të ndërmjetësoj edhe bisedimet politike
4:06 PM
BE do të ndërmjetësoj edhe bisedimet politike
BE do të vazhdojë të jetë garantues edhe në raundin e ri të bisedimeve politike që pritet të zhvillohen midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën Sebastian Brabant, zyrtarë për informim i Kethrin Eshton.Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë garantues edhe në raundin e ri të bisedimeve politike që pritet të zhvillohen midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën Sebastian Brabant, zyrtarë për informim i shefes së diplomacisë evropiane Kethrin Eshton, duke shtuar se të dyja vendet janë të obliguar t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani. Bashkimi Evropian zotohet se do të vazhdojë të ndërmjetësojë raundin e ri të dialogut, i cili pritet të jetë i nivelit politik, midis Kosovës dhe Serbisë. Sebastian Brabant, zyrtarë për informim i shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, i ka thënë Radio Kosovës, se modalitete e fillimit të bisedimeve janë duke u diskutuar me të dyja palët.

"Po është pikëpamja jonë që dialogu duhet të vazhdojë. Tani më vetëm po presim që bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojnë shkurtimisht. Mënyra se si do të vazhdohet dhe kur, pra modalitete e vazhdimit, janë duke u diskutuar me të dyja palët”, tha Brabant.

Ndërkaq, duke folur rreth zbatimit të marrëveshje të arritura deri më tani si pjesë e bisedimeve teknike të zhvilluara midis Kosovës dhe Serbisë, Sebastian Brabant u ka bërë apel të dyja vendeve që të zbatojnë të shtatë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani:

"Më lejoni që vetëm të potencojë se puna ka vazhduar në nivele më të ulëta, si p.sh. mbajtja e disa takimeve të grupeve implmentuese, ose një punë e mirë është bërë në drejtim të marrëveshjes se diplomave universitare dhe regjistrit civil. Por, më duhet të theksoj që të dyja palët janë të obliguara në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura”.

Ndërkaq që, rreth fillimit të raundit të ri të bisedimeve politike midis dy vendeve, delegacionet e Beogradit dhe të Prishtinës do të vendosin për temat e dialogut në nivel të lartë, ku parashikohet që çështja e veriut të Kosovës do të jetë pjesë e dialogut.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus