Kryesore » 2012 » Gusht » 25 » "Videoja e djegies së flamurit grek s'është xhiruar në Greqi!"(+VIDEO)
4:14 PM
"Videoja e djegies së flamurit grek s'është xhiruar në Greqi!"(+VIDEO)
Pas publikimit të videos provokuese, ku shfaqet një grup të rinjsh me armë në dorë tip kallashnikov, të cilët kanë lidhur në armët e tyre flamurin shqiptar dhe kanë vënë në shënjestër një flamur grek, të cilin pasi e qëllojnë, i venë flakën dhe thonë "kështu do ju vrasim të gjithëve".Lidhur me këtë ka reaguar kryebashkiaku i qytetit të Kalavrita në Greqi. Kryebashkiaku tha se kjo video nuk është xhiruar në Greqi, duke u bazuar nga terreni. Madje ai bën fjalë për një miqësi të ngushtë me shqiptarët që jetojnë në zonë dhe tha se të gjithë ata që duan të provokojnë me gjeste të tilla, kanë dështuar pasi bashkëjetesa me shqiptarët është perfekte.Pothuajse të gjitha mediet greke e kanë përgënjeshtruar lajmin, duke theksuar se kjo video nuk është xhiruar në Greqi. Nga ana tjetër e kritikojnë si gjest kudo që të ketë ndodhur. Dyshohet se videon e ka publikuar në internet një shqiptar që banon në Kalavrita, Greqi, ndoshta pa i vënë rëndësi se mund të shkaktojë probleme.Policia greke ka ndërhyrë duke hequr videon nga YouTube dhe deklaron se nga hetimet e deritanishme rezulton se videoja e publikuar tre ditë më parë është publikuar në internet nga Shqipëria.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus