Kryesore » 2012 » Qershor » 11
Është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Bujar Nishani zgjidhet president me 73 vota pro të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Nishani ishte kandidati i tretë i mazhorancës për president të vendit. Këtë e konfirmoi paradite kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, menjëherë pas një takimi kokë më kokë Berisha-Meta.Nga 76 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që votuan për kandidatin e vetëm, Bujar Nishanin, 73 vot ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11

Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave deri në fund të këtij viti, janë zotuar zyrtarë të lartë të Qeverisë. Një informatë në lidhje me përgatitjet që po bëhen në Kosovë për plotësimin e kritereve evropiane që edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza, para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, prezantuan të hënën zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka hedhur një varg kritikash ndaj politikës nacionaliste serbe si dhe ndaj politikës ruse, e cila, sipas tij, po i ushqen apetitet nacionaliste serbe dhe po e bllokon perspektivën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Këto komente ambasadori shqiptar në Kosovë i bëri të hënën në hapjen e konferencës dyditore me temën "Shekulli i shtetit shqiptarAmbasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë ua ka tërheq ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11

Mediat kosovare raportuan se presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese, në të cilën ka argumentuar se propozimi i Komisionit Kushtetues për ndërprerjen e mandatit të saj është antikushtetues. Por, anëtarët e këtij komisioni thonë se presidentja e vendit duhet ta këtë parasysh marrëveshjen e partive politike për zgjedhjen e saj në postin e presidentes.Kryetari i Komisionit për amendamentimin e Kushtet ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11

Sipas një raporti të Bankës Botërore, Prishtina është tri herë më e ndotur se Londra për nga prania e grimcave të vogla në ajër, të rrezikshme për sistemin e frymëmarrjes. Ajo ia kalon edhe "luginës evropiane të silikonit” - Krakowit. Mijëra raste të ndikimit të këtyre copëzave në shëndetin e njeriut regjistrohen brenda vitit në Kosovë. 31 për qind e të gjitha trajtimeve mjekësore kanë të bëjnë me sëmundje frymëmarrje; 850 vdekje në vit mund të jenë pasojë e ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11

Udhëheqësit e agjencive të ndryshme që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës nuk kanë telashe fare me të hyrat e tyre mujore. Pagat e tyre janë marramendëse për standardin e Kosovës, shkruan sot "Koha Ditore”.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pagën më të lartë krahasuar me kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Ajo paguhet 2 mijë e 873 euro në muaj për punën e saj si presidente e Kosovës, apo ka të hyra vjetore prej 34 mijë e 478euro.Kryekuvendari Jakup Krasniqi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11

Tomisllav Nikoliq do të inaugurohet sot zyrtarisht në postin e presidentit të Serbisë. Liderët tjerë të Ballkanit nga Kroacia, Bosnja dhe Sllovenia kanë hedhur poshtë ftesat për ceremoninë, për shkak të deklaratave të Nikoliqit në lidhje me masakrat në Vukovar dhe Srebrenicë gjatë luftërave të viteve 1990.Nikoliq ka mohuar të ketë ndodhur gjenocid në këto vende, duke thënë se "forcat serbe kanë kryer vetëm krime të rënda”.Në cere ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11

Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë vazhdon të drejtohet nga Curr Gjocaj, ndonëse zyrtarë të Ministrisë e patën suspenduar më herët nga puna me arsyetimin se ka keqpërdorur pozitën. Ndërkohë, Bordi i Pavarur Mbikëqyrës e kthen në punë, vendimin e të Gjykata Supreme e anulon. Por, drejtues të Këshillit Mbikëqyrës thonë se megjithatë, kanë vepruar drejtë.
Curr Gjocaj vazhdon të udhëheq Departamentin e Shë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11

Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se koha për azil politik apo ekonomik ka përfunduar."Kërkesat e kësaj natyre janë armiku me i madh i liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka theksuar ai, pas takimit me ministren belge për azil dhe migracion, Magda De Block, raporton RTK. Ata kanë thënë se liberalizimi i vizave ka rëndësi të madhe për integrimin e Kosovës në BE, mirëpo keqpërdorimi i tyre është i papranueshëm. /rtk/
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11

Largimet e disa anëtarëve të Partisë së Drejtësisë (PD), kryetari i këtij subjekti politik, Ferid Agani i vlerëson se veprime të pamenduara mirë, si pasojë e humbjes së durimit në rrugëtimin e gjatë politik të PD-së. Ai thotë se PD-ja nuk synon shantazhimin e Qeverisë, siç vlerësohet se kërkojnë "të pakënaqurit në PD”. Duke komentuar akuzat se ka "tradhtuar elektoratin”, Agani ka thënë se PD-ja do t’i plotësonte të gjitha premtimet elektorale sikur besimi i qytetarëve i ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11

Ismet Beqiri e vlerëson absurd pretendimin e deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, se ngurrimi i LDK-së për të bërë hetim parlamentar për SHIK-un ndërlidhet me faktin se Sigurimi i Atdheut duket se ka qenë një "filialë e SHIK-ut”.Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së në një intervistë për "Tribuna Shqiptare” i ka mohuar edhe pretendimet se SHIK-u u krijua edhe me bekimin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, në kuadër të marrëveshjeve për krijimin e Qeverisë së ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11

Kandidati i dytë zyrtar për President, 48-vjeçari Artan Hoxha, pritet që të hënën paradite të kalojë për votim në Kuvend. Ndryshe nga Xhezari Zaganjori atij nuk i duhen doemos 84 vota por i mjaftojnë 71 vota. Mazhoranca, duke qenë se edhe LSI është pro Artan Hoxhës, numëron momentalisht 73 vota, pra mjaftueshëm për ta zgjedhur Artan Hoxhën në këtë raund të katërt dhe të parafundit.Në këtë mënyrë, me emrin e Artan Hoxhës del jashtë loje ish-kryeministri Fatos Nano ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-11