Kryesore » 2012 » Qershor » 11 » Presidentët e rajonit nuk marrin pjesë në inaugurimin e Nikoliqit
12:27 PM
Presidentët e rajonit nuk marrin pjesë në inaugurimin e Nikoliqit
Tomisllav Nikoliq do të inaugurohet sot zyrtarisht në postin e presidentit të Serbisë. Liderët tjerë të Ballkanit nga Kroacia, Bosnja dhe Sllovenia kanë hedhur poshtë ftesat për ceremoninë, për shkak të deklaratave të Nikoliqit në lidhje me masakrat në Vukovar dhe Srebrenicë gjatë luftërave të viteve 1990.Nikoliq ka mohuar të ketë ndodhur gjenocid në këto vende, duke thënë se "forcat serbe kanë kryer vetëm krime të rënda”.Në ceremoni nuk do të jetë edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, kabineti i të cilit nuk ka qartësuar mungesën në Beograd. Por, Ivanov gjatë kësaj jave pritet të qëndrojë në Beograd në një konferencë ndërkombëtare, ku është paraparë edhe takimi me Nikoliq.Ndërkohë, në këtë ceremoni është konfirmuar vetëm prania e presidentit malazez, Filip Vujanoviq dhe atij të Republika Srpska, Milorad Dodiq. Para inaugurimit të sotëm, ai do të takojë komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, me të cilin do të diskutojë të ardhmen evropiane të Serbisë.Nikoliq është bërë zyrtarisht president më 31 maj, pas fitores kundrejt kreut të deritashëm të Serbisë, Boris Tadiq, në balotazhin e 20 majit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus