Kryesore » 2012 » Qershor » 11 » Mesazhet e Laukës për politikën serbo - ruse
3:58 PM
Mesazhet e Laukës për politikën serbo - ruse
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka hedhur një varg kritikash ndaj politikës nacionaliste serbe si dhe ndaj politikës ruse, e cila, sipas tij, po i ushqen apetitet nacionaliste serbe dhe po e bllokon perspektivën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Këto komente ambasadori shqiptar në Kosovë i bëri të hënën në hapjen e konferencës dyditore me temën "Shekulli i shtetit shqiptarAmbasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë ua ka tërhequr vërejtjen fqinjëve në Ballkan se shqiptarët janë më të fortë se kurrë."Duhet ta kenë kuptuar dhe besoj se e kanë kuptuar që shqiptarët në Ballkan nuk janë ata të 1878-ës, as 1912-ës, as 1945-shit, por as të viteve ‘80 dhe ‘90. Shqiptarët sot janë më të fortë, më të arsimuar, më të emancipuar dhe më të bashkuar. Por, për fat të keq, këtë nuk po e marrin në konsideratë sa duhet dhe kemi parë këto ditë presidentin e sapozgjedhur Nikolic, i cili, në gjykimin tim, duhet ta braktisë zhanrin nacionalist, zhanrin në të cilin ka filluar të ushtrohet pak si shumë në ditët e para të presidencës së tij. Duhet ta braktisë, sepse ka një problem këtu. Ligjet e këtij zhanri nuk i njeh vetëm Serbia, por i njohin edhe popujt e tjerë këtu në Ballkan dhe ai duhet të mendohet mirë. Në rast se të tjerët në Ballkan i referohen këtij zhanri, atëherë ç’do të bëhet me paqen, me stabilitetin në vendin e tij në Serbi, sepse, i themi një fjale ne ‘e çoj kashtë, po dalin gjashtë’ dhe çdo të bëhet me stabilitetin më gjerë, rajonal”, ka thënë Lauka.

Kurse, sa i përket akuzave dhe riaktivizimit të idesë për Shqipërinë e Madhe para pak ditësh edhe nga ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin, ai u është drejtuar edhe Beogradit edhe Moskës, duke thënë se Shqipëria është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Kosovapress.

"Unë duhet t’iu kujtoj edhe Beogradit dhe Moskës që Shqipëria, vendi që përfaqësoj, është ndër të parat që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe bën ç’është e mundur ç’varet prej saj që këtij shteti të ri t’i hapen rrugët, t’i hapen dyert për bashkëpunim rajonal, t’i hapen dyert për anëtarësimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare dhe kjo nuk është politikë shtetmadhe, por është politikë e fqinjësisë së mirë. Ndërsa mosnjohja e Kosovës nga Beogradi, politikat bllokuese të Rusisë, sidomos në Këshillin e Sigurimit janë ato që ushqejnë alternativa të ndryshme nga ato për të cilat janë përcaktuar shqiptarët, siç janë integrimet euroatlantike”, ka thënë ai
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus