Kryesore » 2012 » Maj » 21
Organizata e Mediave për Evropën Juglindore me seli në Vjenë, (SEEMO), ka dënuar kërcënimet fizike ndaj dy gazetarëve të Kosovës më 16 maj në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës, në veri të Kosovës.Protestuesit kanë kërcënuar se do të sulmojnë gazetarët Musa Mustafa, gazetar i Kohës Ditore dhe Alidin Damatit të agjenicsë Kosova Press, por policia arriti të shmangë agresionin, thuhet në njoftimin e SEEMO-s.SEEMO shpjegon se gazetarët u ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21

Aktivistë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut nga Presheva protestuan dje pranë pikës kufitare Muqibabë me Kosovën, në shenjë pakënaqësie për mos heqjen e tarifave të policave të sigurimit nga Qeveria e Kosovës. 
Protesta në shenjë pakënaqësie është mbajtur vetëm disa metra nga pika kufitare janë parë pankartat dhe parullat kundër diskriminimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e institucioneve të Kosovës dhe mungesën e vullnetit për heqjen ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21

18:12 - Kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak në Tiranë studentët e plagosur ku janë të pranishëm përveç mjekëve edhe minsitri i Shyëndetësisë Vasili dhe Kryeparlamentarja Topalli.Ndërkohë është në udhëtim e sipër edhe helikopteri i dytë me të plagosur.
18:05 - Pedagogia e universitetit Aleksandër Xhuvani Elvira Lumi e cila është në kontakt të vazhdueshëm me studentët dhe pedagogët shprehet se situata është e rëndë. "Ka pasur 11 vik ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21

Kosova ka nevojë të demonstrojë seriozitet si shtet. Ne si shtet dhe klasë politike më shumë po tregohemi të varur nga faktori ndërkombëtar sa që edhe vetë ndërkombëtarët kërkojnë nga ne. Neve na duhet ende ndihma e faktorit ndërkombëtar, mirëpo nuk është mirë që klasa jonë politike e mban veten në pozitë të varësisë më shumë se që ndërkombëtarët kërkojnë nga ne. Klasa politike kryesisht është e përkushtuar për veten e tyre. Prioritetet shoqërore në Kosovë shtrohen në atë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës konsideron se "zgjedhja e një presidenti të ri në Serbi është zgjedhje e popullit të Republikës së Serbisë, zgjedhje e një shteti fqinj, me të cilin Kosova mëton të ndërtojë marrëdhënie korrekte fqinjësore".Në një komunikatë për shtyp, Jahjaga citohet të ketë thënë se "ne jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane që kemi pasur një të kaluar të rëndë, por që shpresojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë" ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa lëshon sërish kritika në drejtim të Kryeministrit Hashim Thaçi. Nga një takim ne Ferizaj, ku pritet te zhvillohet balotazhi mes LDK dhe PDK per kreun e komunes, Mustafa tha se "Ky vend nuk duhet të qeveriset në këtë formë. Ne dëshirojmë të bëjmë ndryshime në qeverisje dhe për këtë arsye ne u kemi ofruar bashkëpunim edhe levizjes Vetevendosje, Aleances per Ardhmerine e Kosoves e Aleances per Kosoven e Re ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21

Në orët e para të mëngjesit policia e Ferizajt kishte marrë një informacion për një përpjekje të vetëvrasjes. Qytetari A. I. (33 vjeç) nga Ferizaj, pas rënies në zhgënjim të thellë, kohë më parë i kthyer nga bota e jashtme, kishte vendosur t’i japë fund jetës, mirëpo ndërhyrja e policisë parandaloi një veprim të tillë.
"Rreth orës 3 të mëngjesit, patrulla e Stacionit Policor të Ferizajt ka arritur në vendin e ngjarjes dhe përmes negociatave të mundimshme, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj kritikoi edhe një herë qeverisjen aktuale, duke e konsideruar shumë delikate për t’u përballuar me sfidat e mëdha që ka vendi. Ai tha se Kosovës i duhet një qeveri me njerëz më energjikë, kompetentë, profesionistë dhe mbi të gjitha një qeveri që e respekton votën e popullit.Këto komente nënkryetari i PDK-së, Limaj i bëri gjatë një takimi me gazetarët dhe qytetarët e Prizreni ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21

Nga 6 deri më 14 tetor 2012, Shkolla e Lartë Pedagogjike e Thurgaut (PHTG) ofron një udhëtim studimor në Evropën Juglindore. Mësimdhësnësit, udhëhqësit e shkollave dhe pjesëtarët e drejtorive të shkollave me këtë rast do të vizitojnë Maqedoninë dhe Kosovën. Pjesëmarrësit në këtë qëndrim studimor do të marrin kështu përshtypjet nga vendet e prejardhjes të nxënësve të tyre me sfond migracioni.Po kështu, ky udhëtim do të ofrojë një tabllo të jetës në shoqërinë shqiptare dh ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21

Në samitin e i NATO-s, që nisi sot Ҫikago, delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Sali Berisha dhe nё përbërje të tij janë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Gjatё pritjes zyrtare të kryetarëve tё shteteve dhe qeverive, nё McCormick Place, kryeminsitri Berisha u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe Presidenti i SHBA-sё ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21

Tomislav Nikoliq sipas rezultateve preliminare është president i ri i Serbisë.Nikoliq ka fituar 49.8% ndërsa kundërkandidati i tij Boris Tadiq 47% të votave. Serbia nuk do të ndryshojë kahjen e saj, do të vazhdojmë drejt BE-së dhe do të mbrojmë serbët e Kosovës është shprehur Nikoliq i cili në rrjetin Tuiter ka publikuar se Boris tadiq i është paraqitur për tia uruar fitoren. Sigurisht nuk do të jem kryeministër, i ka thënë Boris Tdiq , Nikoliqit.
Tadiq i uron ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21

Më shumë se 350 mijë armë gjenden aktualisht në duar të qytetarëve të Kosovës, alarmojnë organizatat ndërkombëtare, njofton KTV. Ky fenomen paraqet një rrezik të perhershëm. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë muajve janar – mars janë evidentuar 10 vrasje, kryesisht me armë pa leje. Të shqetësuar për këtë dukuri janë edhe anëtarët e Komisionit parlamentar të sigurisë.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-21