Kryesore » 2012 » Maj » 21 » Policia parandalon një vetëvrasje në Ferizaj
2:30 PM
Policia parandalon një vetëvrasje në Ferizaj
Në orët e para të mëngjesit policia e Ferizajt kishte marrë një informacion për një përpjekje të vetëvrasjes. Qytetari A. I. (33 vjeç) nga Ferizaj, pas rënies në zhgënjim të thellë, kohë më parë i kthyer nga bota e jashtme, kishte vendosur t’i japë fund jetës, mirëpo ndërhyrja e policisë parandaloi një veprim të tillë.
"Rreth orës 3 të mëngjesit, patrulla e Stacionit Policor të Ferizajt ka arritur në vendin e ngjarjes dhe përmes negociatave të mundimshme, ka arritur ta bindë këtë person që ta ulë revolen nga koka dhe pastaj me shpejtësi iu hodhën mbi për ta penguar bërjen e aktit të tillë ndaj vetes”, bën të ditur zëdhënësi rajonal i PK-së Agim Gashi. Qytetari i zhgënjyer i kishte thënë policisë se "ai ndjehej i braktisur nga të gjithë, bile edhe nga gruaja e tij”. Nga zyrtarët policorë viktima menjëherë është dërguar në urgjencën e Spitalit të Ferizajt ku i është dhënë ndihmë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus