Kryesore » 2012 » Maj » 21 » Mustafa, sërish kritika ndaj Thaçit
2:32 PM
Mustafa, sërish kritika ndaj Thaçit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa lëshon sërish kritika në drejtim të Kryeministrit Hashim Thaçi. Nga një takim ne Ferizaj, ku pritet te zhvillohet balotazhi mes LDK dhe PDK per kreun e komunes, Mustafa tha se "Ky vend nuk duhet të qeveriset në këtë formë. Ne dëshirojmë të bëjmë ndryshime në qeverisje dhe për këtë arsye ne u kemi ofruar bashkëpunim edhe levizjes Vetevendosje, Aleances per Ardhmerine e Kosoves e Aleances per Kosoven e Re". Sipas Mustafes, nëse ata dëshirojnë të bëjnë ndryshime duhet të përkrahin LDK-ne në Ferizaj. Ndryshimet në Ferizaj do të ndikojnë në ndryshime në tërë Kosovën- u shpreh Mustafa. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, z. Ismet Beqiri, deputetët e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, z. Imri Ahmeti dhe Hashim Deshishku, morën pjesë në një takim pune me aktivistët e Nëndegës së tretë të LDK-së në Ferizaj, në të cilin u diskutua për përgatitjet që kjo nëndegë po i bën për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Ferizajt.

Gjatë këtij takimi Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjithashtu deklaroi se buxheti që ndan Qeveria po shkon mbi baza politike duke i diskriminuar komunat të cilat nuk udhëhiqen nga partia ne pushtetin qendror.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus