Kryesore » 2012 » Maj » 21 » Protestë në kufirin Preshevë - Gjilan, "Amo na kini nimuuuu..."
6:30 PM
Protestë në kufirin Preshevë - Gjilan, "Amo na kini nimuuuu..."
Aktivistë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut nga Presheva protestuan dje pranë pikës kufitare Muqibabë me Kosovën, në shenjë pakënaqësie për mos heqjen e tarifave të policave të sigurimit nga Qeveria e Kosovës. 
Protesta në shenjë pakënaqësie është mbajtur vetëm disa metra nga pika kufitare janë parë pankartat dhe parullat kundër diskriminimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e institucioneve të Kosovës dhe mungesën e vullnetit për heqjen e plotë të taksës së udhëtimit. "Amo Na keni nimuu...", "Ju nuk jeni Kosova", "Thaçi=Daçiq", "40 Euro=Hashim Baba me 40 Hajduka" kanë qenë disa nga parullat dhe mbishkrimet e protestuesve të Këshillit për të Drejtat e Njeriut me seli në Preshevë. Vendosja e policave të sigurimit për automjetet me targa të Serbisë, ka goditur kryesisht shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, përderisa serbët vazhdojnë të përdorin targat e vjetra të përdorura që nga koha e RSFJ-së, e për të cilat nuk paguajnë fare taksa të sigurimit. Këto taksa kanë bërë izolimin e banorëve të Luginës, ndërsa nuk është mirëpritur edhe vendimi i fundit i paralajmëruar nga Prishtina zyrtare që taksat të ulen deri në 20 euro për një javë. (R.Demiri/INA)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus