Kryesore » 2012 » Maj » 04
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dënon fuqishëm arrestimin makabër të tetë shqiptarëve nga ana e policisë serbe, në Bujanoc, Tërnoc të Madh dhe Breznicë.AAK e konsideron këtë akt të shtetit serb ndaj shqiptarëve të asaj pjese, si veprim me qëllime terrori, frikësimi dhe nxitje të shpërnguljes së shqiptarëve nga trevat e tyre, në të cilat jetuan me shekuj.AAK e sheh, gjithashtu, këtë veprim, në koincidencë me zgjedhjet që do të mbahen në Serbi, me qëllim të promovimit ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-04

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është shprehur i bindur se nuk do të ketë eskalim të situatës dhe përdorim të dhunës, në veri gjatë kohës së mbajtjes së zgjedhjeve serbe. Komentet e tij janë bërë gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të 70 veturave, të cilat i janë dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme, si donacion nga misioni ndërkombëtar në Kosovë EULEX."Sipas analizat tona dhe informatat tona të përbashkëta, ka mjaft trupa të KFOR-it, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-04

Trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Peja i ka shpallur të pandehurit Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi, Ahmet Neziraj, Ilmi Lufaj, Himë Krasniqi dhe Selman Gashi fajtorë për krim të organizuar dhe rrëmbim. Përmes një njoftimi për media, EULEX njofton se atyre u janë shqiptuar dënime me burgim prej gjithsej tetëdhjetë e shtatë vjetësh.
"Bedri Krasniqi u dënua me 17 vjet burgim dhe 200 mijë euro g ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-04

Zëvendëskryeministri e njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se projektligji për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale, do të procedohet në qeveri brenda këtij muaji .Kuçi ka thënë se për këtë projektligj Ministria e Drejtësisë ka koordinuar aktivitetet me të gjithë akterët përfshirë ata nga shoqëria civile, nga EULEX-i, nga Komisioni Evropian, Ambasada Amerikane, dhe se shumë shpejtë do të jetë gati për procedim të mëtutjeshëm.Këto ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-04

Kishin provuar t’ia grabisnin tre milionë euro një biznesmeni të cilin e kishin kidnapuar, por duhet të paguajnë mbi një milion euro gjobë. Bedri Krasniqi dhe grupi i tij kriminal është dënuar të enjten më 87 vjet burgim dhe 1 milion e 130 mijë euro gjobë për rrëmbimin dhe mbajtjen nëpër male e stane të biznesmenit nga Klina, Azem Morina. Ky grup në mesin e të cilëve janë edhe dy truproja të Ramush Haradinajt, është gjetur fajtor të enjten nga një ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-04

Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht të Zyrës për Licencim, Rregullim dhe Vëzhgim të Sektorit të Naftës, Ramadan Buzhala, drejtor i saj, dhe Valdete Halimaj, zyrtare ligjore për licencim, janë larguar nga puna me arsyetimin se kanë shkelur ligjin gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Dy të përjashtuarit nga puna e kanë quajtur këtë "vendim politik” që vjen nga krerët e Ministrisë, e cila udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Li ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-04

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, Dragan Vlladisavlevic tha se situata e tanishme në Kosovë është e karakterizuar me tensione ndëretnike, që mund të rezultojë me rritje të dhunës.Kësaj, sipas tij i kontribuojnë dukshëm "kërcënimet” e autoriteteve të Kosovës për të parandaluar me forcë mbajtjen e zgjedhjeve të Republikës së Serbisë dhe të shpërbëjnë strukturat paralele serbe, ka thënë Vladisavljevic në një intervistë për gazetën ser ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-04

Në komunën e Bujanocit, në fshatrat Tërnoc i Madh dhe në Breznicë, janë kryer aksione për arrestimin e shqiptarëve nën akuzuat për gjoja krime lufte kundër serbëve, raportojnë mediat e Beogradit.
Sipas B92, janë kryer së paku tetë bastisje, ndërsa sipas informatave jozyrtare në mesin e të arrestuarve është edhe një përkthyes i OSBE-së.

Për agjencinë Tanjug është thënë se janë arrestuar gjashtë vetë dhe se gjatë bastisjeve është sulmuar edhe një anëtar i x ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-04

Ambasadori i ri Kosovës në SHBA, Akan Ismaili ia dorëzoi kredencialet Presidentit Barack Obama gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë. Në fjalët e tyre, Obama dhe Ismaili u shprehën në favor të thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve mes Washingtonit dhe Prishtinës.Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismaili ia ka dorëzuar të mërkurën letrat kredenciale Presidentit të Barack Obama gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë."Presidenti ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-04

"Përqark globit, mafiozët kanë depërtuar midis qeverive në një shkallë të paprecedent, por edhe më shqetësues është fakti i luftimit të klaneve të ndryshme, vetëm për të marrë bizneset e tyre nga ana e qeveritarëve”, shkruhej mes të tjerave në raport.Një raport i Departamentit Amerikan të Punëve të Jashtme publikoi një analizë për Malin e Zi, në të cilin shteti ynë fqinj konsiderohej si i zotëruar nga mafia me lidhje deri në instancat më të larta të ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-03