Kryesore » 2012 » Maj » 4 » AAK e VV dënojnë ashpër arrestimet e qytetarëve
8:48 PM
AAK e VV dënojnë ashpër arrestimet e qytetarëve
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dënon fuqishëm arrestimin makabër të tetë shqiptarëve nga ana e policisë serbe, në Bujanoc, Tërnoc të Madh dhe Breznicë.AAK e konsideron këtë akt të shtetit serb ndaj shqiptarëve të asaj pjese, si veprim me qëllime terrori, frikësimi dhe nxitje të shpërnguljes së shqiptarëve nga trevat e tyre, në të cilat jetuan me shekuj.AAK e sheh, gjithashtu, këtë veprim, në koincidencë me zgjedhjet që do të mbahen në Serbi, me qëllim të promovimit të ekstremizmit dhe frymës antishqiptare në Luginë të Preshevës,bën të ditur komunikata e lëshuar për medie.
AAK fton Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë që të veprojnë sa më shpejtë me të gjitha mjetet në parandalimin e përndjekjes së shqiptarëve në Luginë dhe për lirimin sa më të shpejtë të tetë të arrestuarve, të cilët janë plotësisht të pafajshëm për akuzat që iu ngarkohen nga Beogradi.Pas AAK-së edhe Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar ashpër arrestimet që janë bërë nga xhandarmëria serbe në Bujanocë.Sipas Vetëvendosjes
"Qeveria e Hashim Thaçit jo vetëm se nuk angazhohet për mbrojtjen e bashkëkombasve tanë por as nuk gjen kohën për të reaguar. Përkundrazi qeveria e Kosovës, siç po shihet, e ndihmon Serbinë që të organizojë zgjedhjet serbe në Republikën e Kosovës, si shpërblim për trajtimin çnjerëzor që Serbia i bën shqiptarëve sa herë që ka mundësi"bën të ditur komunikata e ëshuar për medie.
Se sa i respekton marrëveshjet Serbia, kjo shihet nga arrestimi i vëllait të Ridvan Qazimit (Komandant Lleshit), që ka qenë një prej nënshkruesve të Marrëveshjes së Konçulit, i vrarë më 24 Maj 2001, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes që demilitarizoi UÇPMB, dhe marrëveshjes së paqes në luftën e drejtë të UÇPMB-së. Këto arrestime janë vazhdimësi e proceseve politike me skenarë antishqiptarë të Serbisë me motiv spastrimin etnik të Luginës së Preshevës. Shembull për objektivat e skenarëve të tillë është Komuna e Medvegjës dikur e banuar me mbi 6 mijë e 500 shqiptarë nga të cilët sot kanë mbetur vetëm 600.
Lëvizja VETËVENDOSJE! fton të gjithë organizmat vendorë, po ashtu edhe ata ndërkombëtarë që të ushtrojë presion ndaj Serbisë, që të ndalet menjëherë represioni ndaj popullatës shqiptare atje. Po ashtu Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon nga qeveria e Kosovës që të ndërpresë qasjen indiferente ndaj shqiptarëve në Serbi, e të sillet si një qeveri e një shteti Sovran i cili është i obliguar që të mbrojë interesat e bashkëkombasve të vet kudo që ata janë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus