Kryesore » 2012 » Maj » 4 » Zbulimi serb: Do të ketë akte dhune në veri të Kosovës!
10:56 AM
Zbulimi serb: Do të ketë akte dhune në veri të Kosovës!
Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, Dragan Vlladisavlevic tha se situata e tanishme në Kosovë është e karakterizuar me tensione ndëretnike, që mund të rezultojë me rritje të dhunës.Kësaj, sipas tij i kontribuojnë dukshëm "kërcënimet” e autoriteteve të Kosovës për të parandaluar me forcë mbajtjen e zgjedhjeve të Republikës së Serbisë dhe të shpërbëjnë strukturat paralele serbe, ka thënë Vladisavljevic në një intervistë për gazetën serbe "Politika”.

Ai vuri në dukje se "në jug të lumit Ibër është shënuar një presion i madh mbi popullsinë serbe dhe po arrestohen personat që punojnë në institucionet e Serbisë”.

Sipas tij, "në zonat e përziera në veri dhe rreth enklavave në jug të Ibrit, janë vërejtur grupe të shqiptarëve të armatosur”.

"Vetëm prania e tyre është faktor frikësimi, dhe disa grupe ekstreme publikisht kërcënojnë se me forcë do të parandalojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe,” tha Vladisavlevic.

Ngjashëm, më herët, ka paralajmëruar dhunë në Kosovë, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçic.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus