Kryesore » 2012 » Maj » 4 » Policia serbe operacion për arrestimin e shqiptarëve
10:39 AM
Policia serbe operacion për arrestimin e shqiptarëve
Në komunën e Bujanocit, në fshatrat Tërnoc i Madh dhe në Breznicë, janë kryer aksione për arrestimin e shqiptarëve nën akuzuat për gjoja krime lufte kundër serbëve, raportojnë mediat e Beogradit.
Sipas B92, janë kryer së paku tetë bastisje, ndërsa sipas informatave jozyrtare në mesin e të arrestuarve është edhe një përkthyes i OSBE-së.

Për agjencinë Tanjug është thënë se janë arrestuar gjashtë vetë dhe se gjatë bastisjeve është sulmuar edhe një anëtar i xhandarmërisë serbe.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit ka konfirmuar për B92 se pjesëtarët e xhandarmërisë po bastisin shtëpitë e shqiptarëve dhe se disa persona janë arrestuar.

Sipas tij, nga terreni e kanë lajmëruar se janë kryer së paku dy bastisje të familjeve shqiptare në Bujanoc, dhe nga tri në fshatrat Breznicë dhe Tërnoc i Madh.

Kryetari i komunës megjithatë nuk ishte në gjendje të precizonte se sa shqiptarë janë arrestuar dhe se cili ishte qëllimi i këtij aksioni.

Nga stacioni i policisë në Vranjë kanë thënë se "momentalisht po kryhet aksioni i spastrimit të terrenit dhe se në ora 11:00 do ta mbajnë një konferencë për shtyp”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus