Kryesore » 2012 » Janar » 28
Kompanitë më të suksesshme private në Kosovë thuhet se janë të afërta me zyrtarë të partive të ndryshme politike që veprojnë në vend, apo që janë të krijuara nga vetë politikanët dhe deputetët në Kuvendin e Kosovës.
Përfaqësues nga organizatat joqeveritare dhe njohës të çështjeve ekonomike konsiderojnë se aktualisht bizneset në Kosovë janë të orientuara dhe të ndikuara nga politika.
Ekonomia, shqetësim më i madh se politikaSipas disa hulumti ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-28

Deputeti i Lëvizjes "Vetëvendosje”, Florin Kransiqi, në një konferencë për media ka thënë se Kadri Veseli po e shfrytëzon SHIK-un për të ardhur në pushtet. "Përpjekjet e kësaj organizate kriminale që t’i sjellin një pjesë të madhe të anëtarëve të saj në parlamentin e Kosovës ka të bëjnë me faktin, se as një ish-SHIK nuk ka humb në zgjedhje, tregon se sa e fortë është kjo organizatë kriminale. Për faktin që ata po bëjnë të pamundurën që në ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-28

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për pyetjet e gazetarëve në lidhje me heqjen e termit republikë.I pyetur se a do të përfaqësohet Kosova si republikë në nisma rajonale, ai ka thënë se "Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë e përgjegjshme në procesin e dialogut, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e saj në fuqi, dhe dokumentin e presidentit Ahtisaari”.Pyetjes nëse e konsideron përgjegjshmëri të hiqet ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-28

Qendra postale e OKB-së e ka marrë një paketë, qartaz e dërguar nga Meksika, që përmbante 16 kilogramë të kokainës.
 Policia dhe zyrtarët e Kombeve të Bashkuara u thanë mediave mbrëmë se dy qese diplomatike me logo të OKB-së i ishin dorëzuar qendrës postale të OKB-së, javën e kaluar.
 Pakot ishin dërguar nga Meksika dhe kishin arritur nëpërmjet kompanisë DHL në Sinsinati të Shteteve të Bashkuara, ku punëtorët kishin shënuar se nuk ka adresë ose ad ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-28

Deputeti Florin Krasniqi, i njohur si "Pullazxhiu”, i ka dalë në mbrojtje liderit të Lëvizjes vetëvendosje, Alibn Kurtit, duke i mohuar kategorikisht akuzat e deputetit të PDK-së, Bekim Haxiu – "Kamishi”, për komunikim me zyrtarë të Serbisë.
Krasniqi ka thënë se "Kamishi” asnjëherë në jetën e tij nuk e thotë të vërtetën."Të gjitha këto akuza që i ka bërë ‘Kamishi’ në adresë të z. Kurti janë plotësisht të pavërteta. ‘Kamishi’ që nga dalja e tij në skenë kur ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-28

Tre vite pas ngritjes së grupeve të punës në 12 qarqet e vendit, Kryeministri Sali Berisha ka vendosur ti ndryshojë për shkak të disa ankesave të deputetëve, por edhe simpatizantëve të PD-së në zona të ndryshme elektorale. Burime pranë tij bëjnë të ditur për "Gazeta Shqiptare” se z.Berisha ka vendour të ndryshojë kreun e grupit të qarkut të Vlorës, që aktualisht është nënkryetari demokrat Astrit Patozi.Mësohet se ai do të dërgohet në vend të Genc Pollos në Berat nd ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-28

Agjencia Kundër Korrupsionit i ka dërguar kërkesë Gjykatës për Kundërvajtje në Gjilan, që të fillojë procedurat kundërvajtëse ndaj kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, për shkak se ndodhet në konflikt të interesit.
Në një komunikatë të lëshuar nga AKK-ja, thuhet se përkundër kërkesave të Agjencisë që t’i shmanget këtij konflikti, ai nuk ka demonstruar gatishmëri që të respektojë Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit."Më datën 15.07.2011, Mu ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-28

Thaçi, i njofton liderët e partive parlamentare për vendimin e GDN-sëKryeministri Hashim Thaçi, ka takuar liderët e të gjitha partive parlamentare, të cilët i ka njoftuar me vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për të shpallur të përfunduar mbikëqyrjen e pavarësisë në fund të këtij viti, nëse shënohet progres në veri të vendit.Lideri i partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Isa Mustafa, dhe liderët tjerë të partive parlamentare, e kanë mirëpritur vendimin e Gr ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-28

EULEX-i emëron Anne Signe Justesen nga Danimarka, në postin e shefes së Prokurorisë Speciale të Kosovës."Pres me padurim ta filloj punën, duke kombinuar punën ekzekutive me menaxhimin, si dhe bashkëpunimin me kolegët vendas dhe policinë hetimore”, thuhet më tej në një deklaratë të lëshuar nga EULEX-i.Ndërkaq, Anne Signe Justesen, para emërimit në këtë post ka qenë këshilltare në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) të sapoformuar.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-28

Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës arrestuan gabimisht serbin Radisha Vucinic si i dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymeri më 25 korrik në veri të Kosovës. Pa i mbushur ende 48 orë ndalesë Vucinic është liruar nga policia. Lajmi është konfirmuar nga EULEX. Aksioni i gabueshëm për arrestimi i Radisha Vucinic kishte nisur në kohën kur i dyshuari kishte shkuar në një zyrë komunale për të rregulluar dokumente identifikimi, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-28