Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Krasniqi: “Kamishi” nuk e ka thënë kurrë të vërtetën
11:29 AM
Krasniqi: “Kamishi” nuk e ka thënë kurrë të vërtetën
Deputeti Florin Krasniqi, i njohur si "Pullazxhiu”, i ka dalë në mbrojtje liderit të Lëvizjes vetëvendosje, Alibn Kurtit, duke i mohuar kategorikisht akuzat e deputetit të PDK-së, Bekim Haxiu – "Kamishi”, për komunikim me zyrtarë të Serbisë.
Krasniqi ka thënë se "Kamishi” asnjëherë në jetën e tij nuk e thotë të vërtetën."Të gjitha këto akuza që i ka bërë ‘Kamishi’ në adresë të z. Kurti janë plotësisht të pavërteta. ‘Kamishi’ që nga dalja e tij në skenë kurrë nuk ka folur diçka që është e vërtetë. Unë nuk e di që ‘Kamishi’ në jetën e tij ka folur diçka që është e vërtet. Ai ka qenë i shtyrë nga Plani i SHIK-ut që t’i thotë këto rrena”, ka deklaruar Krasniqi për "Epoka e Re”.Sipas tij, këto akuza të pabaza janë bërë në kohën kur PDK-ja ishte në krizë.

"Këto akuza të pabaza janë bërë për shkak se PDK-ja është në krizë. Është në krizë edhe koalicioni qeverisës. Me këto akuza false është duke tentuar ta zhvendosë vëmendjen e opinionit diku tjetër, sidomos kur Kosova është në krizë ekonomike dhe politike”.

Në lidhje me deklaratat se shërbimi i SHIK-ut është mbyllur më 2008, Krasniqi thotë se "është naive të kuptohet që dikush hyn në një shërbim informativ dhe del kur të dëshirojë”.

"Në shërbime informative, sekrete dhe kriminale mund të hyhet, por jo edhe të dilet kur ta dojë qejfi. Në këto shërbime mund të dalësh vetëm i vdekur”, thotë Krasniqi. "SHIK-u ekziston. Ai nuk është shërbim informator, por kriminal... ‘Kamishi’ dhe ‘kamishat’ e tjerë kanë hyrë në këtë shërbim kriminal dhe kurrë nuk kanë për të dalë”.

Ai nuk e sheh të arsyeshme që Vetëvendosje të mbrohet ndaj këtyre akuzave "të pabaza, ashtu sikurse ishin të pabaza edhe akuzat të cilat m’i patën bërë mua”.

"Hashim Thaçi ka thënë plotë të pavërteta për mua. E kam ndjekur penalisht për shpifje, por çfarë është duke bërë penalja për të? Gjyqësia është shumë e dobët në Kosovë. Ndjeke sa të duash dikë penalisht në Kosovë se nuk ka efekt. Deri më tani asnjë zyrtar i lartë publik në Kosovë nuk është dënuar për shpifje. Nuk mund të ketë ligj në Kosovë kur këta njerëz janë mbi ligjin. Qëllim im dhe i Lëvizjes Vetëvendosje është që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ky proces është i vështirë, por i realizueshëm”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus