Kryesore » 2012 » Janar » 28 » OKB-së i erdhën me postë 16 kilogramë kokainë
11:32 AM
OKB-së i erdhën me postë 16 kilogramë kokainë
Qendra postale e OKB-së e ka marrë një paketë, qartaz e dërguar nga Meksika, që përmbante 16 kilogramë të kokainës.
 Policia dhe zyrtarët e Kombeve të Bashkuara u thanë mediave mbrëmë se dy qese diplomatike me logo të OKB-së i ishin dorëzuar qendrës postale të OKB-së, javën e kaluar.
 Pakot ishin dërguar nga Meksika dhe kishin arritur nëpërmjet kompanisë DHL në Sinsinati të Shteteve të Bashkuara, ku punëtorët kishin shënuar se nuk ka adresë ose adresë të kthimit.Për shkak të logos qeset ishin dërguar në selinë e OKB-së në Nju Jork.Zyrtari i OKB-së, Gregori Starr, tha se nuk ka dëshmi si dikush në OKB ka ndonjë lidhje me pakot.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus