Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Vuçiniç u arrestua gabimisht
2:39 AM
Vuçiniç u arrestua gabimisht
Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës arrestuan gabimisht serbin Radisha Vucinic si i dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymeri më 25 korrik në veri të Kosovës. Pa i mbushur ende 48 orë ndalesë Vucinic është liruar nga policia. Lajmi është konfirmuar nga EULEX. Aksioni i gabueshëm për arrestimi i Radisha Vucinic kishte nisur në kohën kur i dyshuari kishte shkuar në një zyrë komunale për të rregulluar dokumente identifikimi, EULEX-i njofton se i dyshuari ishte arrestuar në fshatin Çabër, në Veri të Kosovës. Ndërkohë, në shenjë proteste për arrestimin e tij, serbët lokalë në Zupc e kishin bllokuar rrugën pas orës 13:00 të ditës së premte. Madje, serbët lokalë kanë ndaluar një autokolonë me makina të KFOR-it ku gjendeshin edhe makina të EULEX-it që po shkonin drejt kufirit. KFOR njofton se, ka shtuar prezencën në këtë pjesë dhe po bisedon me serbët lokalë. Mbase presioni i serbëve rezultoi me lirimin e Radisha Vucinic, pasi serbët lokalë kishin kërcënuar me bllokimin e magjistrales Mitrovicë-Ribaric.Nga kur u vra polici i forcave speciale të Kosovës, Enver Zymeri e deri më tani ende, nuk dihen autoret e këtij krimi. 

Vrasja e policit ndodhi gjatë operacionit të 25 korrikut 2011, ku autoritetet e Prishtinës u përpoqën të vendosin rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Mitrovicës, e sidomos në dy pikat kufitare, 1 dhe 31.

Operacioni pasoi reagimin e popullsisë serbe që kundërshton autoritetin e qeverisë së Prishtinës. Serbët bllokuan rrugët duke ngritur barrikada, madje edhe mbi urën e lumit Ibër, urë që lidh pjesën jugore me atë veriore të Mitrovicës.

Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga ky operacion, veriu vazhdon të mbetet i izoluar nga pjesa tjetër e Kosovës.

Ndërkohë, strukturat paralele serbe në Veri, pritet të mbajnë një referendum ku qytetarët serbë do të thërriten për të vendosur nëse do të pranojnë apo jo qeverinë e Prishtinës. Megjithatë, kundër referendumit përveç Prishtinës dhe faktorit ndërkombëtar është shprehur edhe Beogradi zyrtar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus