Kryesore » 2012 » Korrik » 24
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, gjatë qëndrimit në Prizren, të martën, ka vizituar bashkësitë më të mëdha fetare, ku gjatë bashkëbisedimit me liderët religjiozë ka bërë thirrje për tolerancë ndëretnike dhe ndërfetare, si çelës për arritjen e paqes jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe më gjerë. I ulur këmbë kryq në mes të Xhamisë së Sinan Pashës, pranë udhëheqësve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Pr ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! rreth orës 11:00 shkruan parullën UNFAIR në hyrje të ndërtesës së UNMIK-ut në zonën industriale në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.
Me të filluar shkrimin e parullës, pa kurrfarë paralajmërimi dhe me gjithë faktin që dukej qartë që aktivistët thjeshtë do të shkruajnë një parullë, policët e Kosovës intervenuan në mënyrë të shfrenuar ndaj aktivistëve. Ata hodhën spray lotsjellës në mënyrë të pakontrolluar, goditën aktivistë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Qeveria e re e Serbisë ende zyrtarisht nuk e ka marrë detyrën, por Serbia tashmë po shkon në rrugën që çon prapa kah Sllobodan Millosheviqi dhe po largohet nga Evropa, vlerëson sot gazeta vjeneze, Wiener Zeitung. Autori i komentit, Franc Shausberger, drejtor i Institutit për Rajonet Evropiane, ka vlerësuar se "me vendimet me të cilat në sferat kryesore kufizohet autonomia e krahinës multietnike Vojvodina, Gjykata Kushtetuese serbe e ka vërtetuar v ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Bujar Nishani tashmë mund të cilësohet edhe zyrtarisht Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e mbajtur në Presidencë, Nishani pas një takimi të shkurtër me presidentin në largim, Bamir Topi, i është dorëzuar Kushtetuta nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, që shënon edhe marrjen e detyrës.Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë zyrtarët më të lartë të vendit përfshirë kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama.
Ni ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Video ku policia e Kalifornisë ka gjuajtur me plumba gome mbi një grup grash dhe fëmijësh ka ngjallur debate në SHBA. Videoja e shfaqur në kanalin 9 ka treguar se si disa qytetarë kanë filluar të protestojnë pasi policia qëlloi me armë ndaj një personi që po arratisej.Video ku policia e Kalifornisë ka gjuajtur me plumba gome mbi një grup grash dhe fëmijësh ka ngjallur debate në SHBA. Videoja e shfaqur në kanalin 9 ka treguar se si disa qy ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Goran Bogdanoviç, deri më sot drejtues i Ministrisë serbe për Kosovën, ka shprehur frikën e tij se Prishtina zyrtare mund të përsërisë operacione policore si ai i 25 korrikut të vitit të kaluar në veri. 
Në një prononcim për agjencinë e lajmeve "Beta”, Bogdanoviç ka deklaruar se që atëherë situata në veri të Kosovës ka ndryshuar fare pak dhe tensionet ndëretnike vazhdojnë. "Megjithëse tani nuk ka më barrikada, të cilat ruheshin nga banorët serbë, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale, sipas autoriteteve të Kosovës është në fazën finale dhe javën e ardhshme pritet t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për miratim, dhe më pas Kuvendit të Kosovës. Projektligji për konfiskimin e pasurisë të përfituar në mënyrë të paligjshme, sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë është projektligj modern dhe në përputhshmëri më fu ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Qyteti i Sarajevës sot është përfshirë nga disa përplasje masive mes tifozëve të Zhelezarec dhe fansave slloven të Mariborit. Ngjarjet kanë ndodhur para ndeshjes që zhvillohet sot, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Europa League. Incidenti ka filluar në qendër të qytetit kur fansat sllovenë ka brohoritur: "Thikë, tela, Srebrenica" dhe "Kosova është Serbi", duke irrituar në maksimum tifozët boshnjakë. "Policia duhej të na lejonte që ti shtypnim, pasi që nga një ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Thënë gjatë një konference për shtyp kur sapo ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në Kosovës gjatë turit të tij ballkanik.PSekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, ka bërë një takim të shkurtër me gazetarët në aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari” të Prishtinës, ku ka mbërritur sot paradite. Dhe ka nxituar të shprehë shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës, duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet një dialogu paqësor ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Në selinë e UNMIKU-t, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shkruar parullën UN FAIR! (i padrejtë). Gjatë këtij aksioni ka intervenuar policia e Kosovës, e cila ka përdorur sprej ndaj aktivistë.
Erzen Vraniçi, sekretar organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se policia e Kosovës ka përdorur dhunë të tepruar ndaj aktivistëve. Sipas tij, nuk ka të arrestuar.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Ministria e Drejtësisë organizoi sot një debat publik rreth Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, të fituar me vepër penale. Merrnin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, gjyqësorit, prokurorisë, Policisë së Kosovës, Agjencionit Antikorrupsion, Ambasadës amerikane, EULEX-it etj., Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi prezantoi versionin e këtij Projektligji dhe bëri të ditur se "pasi ta ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Qytetarët e Kosovës po paguajnë mbi 10 milionë euro për km të autostradës Morinë-Merdarë, por ende nuk e kanë parë kontratën e Qeverisë me kompaninë Bechtel-Enka. Fakti që kjo kontratë mbahet e fshehur, hedh dyshime për kushte favorizuese për kompaninë në dëm të qytetarëve dhe buxhetit të shtetit, thuhet në një komunikatë për medie të LDK-së.Autostrada Morinë-Merdar është më e shtrenjta në rajon. Kjo është e palogjikshme, pasi pjesa më e madhe e terre ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Lëvizja Vetëvendosje paraqiti sot Projekt-konceptin zhvillimor të sektorit të bujqësisë, ndërsa bëri të ditur se deri në muajin shtator do t’i paraqesë të gjitha programet zhvillimore të saja.Sali Salihu udhëheqës i Komitetit për bujqësi në Vetëvendosje, në prezentimin e Projektit zhvillimor për buqësi, kritikoi qeverinë duke thënë se ndanë buxhet të vogël për këtë sektor. Salihu tha se Vetëvendosja ka paraparë tri faza të zhvillimit të bujqësisë në një afat p ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24