Kryesore » 2012 » Korrik » 24 » Vetëvendosje premton 10 mijë vende pune në bujqësi
1:57 PM
Vetëvendosje premton 10 mijë vende pune në bujqësi
Lëvizja Vetëvendosje paraqiti sot Projekt-konceptin zhvillimor të sektorit të bujqësisë, ndërsa bëri të ditur se deri në muajin shtator do t’i paraqesë të gjitha programet zhvillimore të saja.Sali Salihu udhëheqës i Komitetit për bujqësi në Vetëvendosje, në prezentimin e Projektit zhvillimor për buqësi, kritikoi qeverinë duke thënë se ndanë buxhet të vogël për këtë sektor. Salihu tha se Vetëvendosja ka paraparë tri faza të zhvillimit të bujqësisë në një afat prej 9 vjetësh.Ndërkaq, sipas nënkryetarit Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje beson se për zhvillimin bujqësisë janë tri ndërlidhje të domosdoshme: lidhja me bujqësinë në Shqipëri, lidhja me Fakultetin e Bujqësisë, dhe lidhja me konsumin në institucionet shtetërore e ndërmarrjet publike.Sipas Vetëvendosjes 95 për qind e produkteve bujqësore importohen në vend, ndërkaq nevojat e konsumatorëve plotësohen me vetëm 5 për qind nga produktet vendore, gjendje kjo e cila, sipas saj, duhet ndryshuar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus