Kryesore » 2012 » Korrik » 24 » Ban Ki Moon në Kosovë: "Çështja e Veriut, vetëm me dialog"
2:08 PM
Ban Ki Moon në Kosovë: "Çështja e Veriut, vetëm me dialog"
Thënë gjatë një konference për shtyp kur sapo ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në Kosovës gjatë turit të tij ballkanik.PSekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, ka bërë një takim të shkurtër me gazetarët në aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari” të Prishtinës, ku ka mbërritur sot paradite. Dhe ka nxituar të shprehë shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës, duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet një dialogu paqësor dhe përmirësim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Siç raportojnë mediat në Kosovë, ndër të tjera ai ka theksuar se duhet ndërmerren hapa për arritjen e një respekti të ndërsjelltë në rajon, duke e vlerësuar një gjë të tillë si shumë të rëndësishme.

Sekretari i përgjithshëm ka ftuar të gjitha palët, që të intensifikojnë punën e tyre në çështjen e personave të zhdukur, ndërkaq ka nënvizuar se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm.

Ban Ki Moon ka shprehur ngushëllimet e tij edhe për vdekjen e poetit, Ali Podrimja, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Francë të shtunën më 21 korrik.

Ban Ki Moon do të ketë takime me presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, përfshirë këtu edhe Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Në fund ai do të vizitojë edhe manastirin e Deçanit dhe të Prizrenit, për t`i dhënë kështu fund vizitës në Kosovë dhe për të vazhduar më tej në Maqedoni.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus