Kryesore » 2012 » Qershor » 15
EULEX-i është implikuar në hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes mizore të Dino Asanajt, kryetarit të Bordit tëAKP-së. Burimet e Portalit LajmeShqip.com kanë thënë se në këtë rast janë përfshirë edhe hetues amerikanë.Autoritetet e rendit në Prishtinë, ende nuk kanë dhënë ndonjë detaj lidhur me motivet dhe vrasjen e Dino Asanajt, drejtor i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili të enjten vdiq nga plagët e marra nga një sulm me thikë.Në ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-15

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Kryeministri Hashim Thaçi, do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit saudit."Sot, kryeministri Hashim Thaçi do ta zhvillojë takimin me mbretin Abdullah, me të cilin do të bisedojë për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Arabisë Saudite. Një takim të veçantë, kryeministri do ta zhvillojë edhe me ministrin e Punëve të Jashtëm të Mbretërisë së Arabi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-15

Serbët në veri të Kosovës kanë paralajmëruar për mëngjesin e së premtes një udhëtim proteste deri te pikat kufitare në në Bërnjakë dhe Jarinë, që lidhin Kosovën me Serbinë. Me këtë veprim, ata kanë thënë se duan ta shprehin pakënaqësinë me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndalojë targat serbe me shkronjat fillestare të qyteteve në Kosovë, njoftojnë mediat serbe.Përfaqësues të organeve paralele ne Leoposaviz kanë tëhënë se ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-15

Ndërtimi i objektit të ri të Universitetit Publik të Prizrenit (UPZ) do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 150 mijë euro më shtrenjtë. Kjo për faktin se drejtuesit e prokurimit të universitetit kanë zgjedhur kompaninë "Albes” nga Istogu, e cila ka ofertuar me çmim prej 733 mijë e 262 euro, përderisa oferta më e lirë ka qenë e kompanisë "Renelual&Puna” nga Prizreni prej 589 mijë e 570 euro.Përveç kësaj edhe 5 kompani të tjera kanë ofertu ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-15

Deputetët e koalicionit qeverisës, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, njëzëri kanë akuzuar ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusarin-Lila, se për përfitime personale ka vendosur taksë për çimenton që vjen nga Shqipëria, duke favorizuar Fabrikën e Sharrcemit. Ligjvënësit kosovarë, madje kanë "kërcënuar” se nëse ky vendim nuk anulohet, atëherë do të kërkohet dorëheqja e Kusarit përmes një mocioni që do të pa ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-15

Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë sot një aksion para ndërtesës së Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për mungesë të ujit në kryeqytet dhe premtimeve për çdo fushatë elektorale se ky problem do të zgjidhet. "Kosova ka burime të mjaftueshme të ujit. Mirëpo, Prishtina po hyn në verën e trembëdhjetë, gjatë së cilës qytetarët po vazhdojnë të përballen me reduktime të mëdha të ujit. Pushtetarët komunalë ka trembëdhjetë vjet që nuk investojnë në rrjetin e ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-15

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Bujqësisë, Sadi Peroshi, është parë duke shëtitur në qytetin e Durrësit fundjavën e kaluar, së bashku me familjen, me veturë zyrtare. Ai është arsyetuar se ka qenë duke marrë pjesë në një konferencë të rëndësishme, por Gazeta Jeta në Kosovë nuk e ka gjetur në listën e të ftuarve në atë ngjarje. Gazeta po ashtu ka fotografuar një veturë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në të njëjtën fundjavë.Vetura e tipit M ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-15