Kryesore » 2012 » Qershor » 15 » EULEX dhe hetues amerikanë në hetimet për zbardhjen e vdekjes të Dino Asanajt
1:07 PM
EULEX dhe hetues amerikanë në hetimet për zbardhjen e vdekjes të Dino Asanajt
EULEX-i është implikuar në hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes mizore të Dino Asanajt, kryetarit të Bordit tëAKP-së. Burimet e Portalit LajmeShqip.com kanë thënë se në këtë rast janë përfshirë edhe hetues amerikanë.Autoritetet e rendit në Prishtinë, ende nuk kanë dhënë ndonjë detaj lidhur me motivet dhe vrasjen e Dino Asanajt, drejtor i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili të enjten vdiq nga plagët e marra nga një sulm me thikë.Në Kuvendin e Kosovës në ora 12 mbahet një mbledhje komemorative. Varrimi i të ndjerit bëhet sot.Ndërkohë një letër në dorëshkrim dhe një stilolaps mbi të është gjetur në tavolinën e punës së Dino Asanajt që flet për mundësinë e vetëvrasjes – apo edhe të inskenimit të vetëvrasjes.Letra ka orientuar organet e rendit që tëkryejnë hetime edhe për vrasje, edhe për vetëvrasje. Letra me tre rreshta që duket se është e nënshkruar nga vetë Asanaj është gjetur në zyrën private të tij në Fshatin Ndërkombëtar në Hajvali.

Në këtë letër, përmbajtjen e së cilës e ka mësuar "Koha Ditore”, përmenden akuzat e biznesmenit Remzi Ejupi, të bëra javë më parë në gazetën "Zëri”, si dhe akuzat e shpeztarit nga Lipjani, Abdurrahman Konjufca.

"Remzi Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe AbdurrahmanKonjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatojligjin duke vepruar kështu”, shkruan në këtë letër, ka thënë një burim Brenda hetuesisë, shkruan sot "Koha Ditore”.

Remzi Ejupi është pronar edhe i gazetës "Zëri”.

Akuzat publike patën nisur pas marrjes së hotelit "Grand” në menaxhim të AKP-së si pasojë e mospërmbushjes së detyrimevepër investime që kishin aksionarët Zylqif Berisha, Remzi Ejupi e BehgjetPacolli.

Siç shkruan "Koha Ditore”, autopsia e trupit të Dino Asanajt duket se do të hedh poshtë mundësinë e vetëvrasjes, meqëekzaminimi i parë tash ka treguar se i ndjeri ka më shumë goditje me thikë se që do të ishte e mundur po të ishte vetëvrasje.

"Së paku shtatë plagë nga thika janë evidentuarnë trupin e Asanajt”, ka thënë një burim i sigurt për gazetën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus