Deputetët e koalicionit qeverisës, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, njëzëri kanë akuzuar ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusarin-Lila, se për përfitime personale ka vendosur taksë për çimenton që vjen nga Shqipëria, duke favorizuar Fabrikën e Sharrcemit. Ligjvënësit kosovarë, madje kanë "kërcënuar” se nëse ky vendim nuk anulohet, atëherë do të kërkohet dorëheqja e Kusarit përmes një mocioni që do të paraqitet në Kuvendin e Kosovës.Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari –Lila, për t’i vërë tarifë prej 35 për qind importit të çimentos që vjen nga shteti shqiptar, ka nxitur reagime të ashpra si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus