Selver Haradinaj, i vrarë nga një mjet eksplodues i vendosur në banesën e tij në veri të Mitrovicës, u varros me nderime, në varrezat e qytetit të Mitrovicës.Zyrtarë komunalë, disa deputetë, familjarë, të afërm, miq dhe shokë, si dhe shumë bashkëqytetarë, i dhanë lamtumirën e fundit, duke dënuar ashpër vrasjet e shqiptarëve në veri, të kryera me motive të qarta të spastrimit etnik të veriut të Kosovës.Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati tha se ka qenë një sulm makabër
... Lexo më shumë»
Me 29 për qind të votave, në mesin e tetë emrave në anketën elektronike "Kush do të jetë president i ardhshëm i Kosovës?”, Murat Jashari ka lënë pas Hashim Thaçin me 27 për qind, pastaj Albin Kurtin me 11 për qind, Adem Demaçin me 8 për qind, Atifete Jahjagën, Veton Surroin dhe Behgjet Pacollin me nga 7 për qind dhe në fund Sabri Hamitin me 4 për qind.Anketa është bërë në mënyrë elektronike nga Kosovapress, nga siç thuhet 7 mijë respodentë. Ndërsa, ka qëndruar për
... Lexo më shumë»
Sulmin me mjet shpërthyes ndaj një familje shqiptare në veri të Mitrovicës, në të cilin humbi jetën një qytetar, e kanë dënuar Presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, të cilët kanë kërkuar kapjen e autorëve të këtij akti kriminal.Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e dënon sulmin me mjet shpërthyes, në një banesë private, në lagjen e Tre Rrokaqiejve në Mitrovicë, me ç’rast është vrarë një qytetar i Kosovës dhe ësht
... Lexo më shumë»
Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi sot në veri të Mitrovicës, ku humbi jetën një qytetar shqiptar dhe u lënduan anëtarët e familjes së tij. "Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin në të cilin humbi jetën Selver Hajradinaj në Mitrovicë sot herët në mëngjes. Shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij. Kuptova nga EULEX-i se po zhvillon hetime të përbashkët me autoritetet kosovare. Shpresoj se k
... Lexo më shumë»
Lëvizja "Vetëvendosje” ka dënuar ashpër sulmin ndaj banesës së një shqiptari në Mitrovicë ku si pasojë e shpërthimit u vra 38-vjeçari Selver Haradinaj dhe u plagosën 5 pjesëtarë të familjes së tij. Në një deklaratë për shtyp lëvizja "Vëtëvendosje” shprehet e indinjuar për këtë akt kriminal, ndërsa i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Haradinaj, ndërsa fëmijëve të plagosur u shpreh shërim sa më të shpejtë. "Ky sulm i përgatitur kaq me kujdes, duke v
... Lexo më shumë»