Kryesore » 2012 » Prill » 8 » Murat Jashari, më i preferuari për President?
5:08 PM
Murat Jashari, më i preferuari për President?
Me 29 për qind të votave, në mesin e tetë emrave në anketën elektronike "Kush do të jetë president i ardhshëm i Kosovës?”, Murat Jashari ka lënë pas Hashim Thaçin me 27 për qind, pastaj Albin Kurtin me 11 për qind, Adem Demaçin me 8 për qind, Atifete Jahjagën, Veton Surroin dhe Behgjet Pacollin me nga 7 për qind dhe në fund Sabri Hamitin me 4 për qind.Anketa është bërë në mënyrë elektronike nga Kosovapress, nga siç thuhet 7 mijë respodentë. Ndërsa, ka qëndruar për më pak se një javë në dispozicion për t’u votuar.I kontaktuar nga Kosovapress, Murat Jashari nuk ka dashur ta komentojë këtë "garë”, por ka falënderuar ata që e kanë votuar.

Analisti Behlul Beqaj ka një shpjegim pse Murat Jashari gjen rangimin më të lartë në anketa.

"Rangimi i Murat Jasharit reflekton gjendjen e pakënaqësisë të shumicës së qytetarëve me politikën e deritanishme”, thotë ai. "Mund të kuptohet edhe si shpresë që një personalitet i familjes së dëshmuar në baza kombëtare, patriotike, dhe një personalitet i arsimuar me tipare moderne, mund të paraqitet si strumbullar i interesave të shumta. Ky mund të jetë një argument që Murat Jashari ndoshta të ketë mbështetjen e shumicës edhe pse nuk është në struktura e nuk ka parti”.

Sa i përket kandidatëve nga shoqëria civile, Beqaj shprehet se gjasat janë të vogla për ta, sikurse edhe për kandidaten Aitifete Jahjaga. Sipas tij, krejt ata që nuk kanë mbështetje partiake, i kanë gjasat e vogla për të fituar.

"Shoqëria civile ka qenë më tepër bisht i pushtetit dhe nuk e ka lypë rolin që i takon. Nuk e kanë vetëdijesuar qytetarin që të vlerësojë kapacitetin intelektual dhe integral të kritereve të pavarur, por fuqinë e personalitetit e ka gjet tek ata liderë që kanë pushtet, e kjo nuk është ndëshkuar ende në Kosovë”, thotë ai.

Beqaj mendon se ndryshimet kushtetuese kanë qenë të domosdoshme, sikur që është i domosdoshëm edhe ndryshimi i qasjes politike të qytetarëve. Por, kjo e fundit, sipas tij, kërkon shumë kohë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus