Kryesore » 2012 » Prill » 8 » Gruaja e shqiptarit të vrarë në Mitrovicë: S`na mbrojti askush
9:04 PM
Gruaja e shqiptarit të vrarë në Mitrovicë: S`na mbrojti askush
Selver Haradinaj, i vrarë nga një mjet eksplodues i vendosur në banesën e tij në veri të Mitrovicës, u varros me nderime, në varrezat e qytetit të Mitrovicës.Zyrtarë komunalë, disa deputetë, familjarë, të afërm, miq dhe shokë, si dhe shumë bashkëqytetarë, i dhanë lamtumirën e fundit, duke dënuar ashpër vrasjet e shqiptarëve në veri, të kryera me motive të qarta të spastrimit etnik të veriut të Kosovës.Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati tha se ka qenë një sulm makabër që ka tronditur të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe se ky rast nxjerr në pah nevojën urgjente që strukturat e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, të izolojnë strukturat kriminale serbe që po terrorizojnë qytetarët jo serbë.Ndërkaq, bashkëshortja e viktimës Selver Haradinaj, u shpreh shumë e zhgënjyer me institucionet e rendit dhe ato qeverisëse të Kosovës, të cilat sipas saj, asnjëherë nuk kanë treguar interesim për familjen e saj që ka jetuar nën frikë dhe trysni të vazhdueshme në veri të Mitrovicës, shpesh edhe pa bukë.Selver Haradinaj, ka humbur jetën, ndërsa familjarët e tij janë lënduar, si rezultat i një sulmi me mjet eksplodues në banesën e tij, në zonën e "Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.Sulmi ka ndodhur rreth orës 01:20 pas mesnatës së ditës së sotme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus