Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kryeministrit Hashim Thaci që akuzoi të hënën se 'ata që kanë dilema për fusnotën janë antiamerikanë dhe antievropianë". Lideri i Vetëvendosjes ka zgjedhur një tubim, në një fshatë të Vushtrrisë për të bashkëbiseduar me banorë duke thënë se 'askush nuk është kundër Amerikës nëse e don vendin e vet""Nuk jemi kundër faktorëve ndërkombëtarë, bashkësisë ndërkombëtare, as kundër Evropës, as kundër Amerikës. Ne kemi nevojë për ndihmën e ty
... Lexo më shumë»
Muharrem Xhemajli është konsideruar shumë "i rrezikshëm” nga EULEX-i. Për këtë arsye rastin e hetimeve ndaj tij për keqpërdorime në zgjedhje ia ka marrë nga dora një prokurori kosovar të Prokurorisë Komunale në Prishtinë. Madje, sipas burimeve, misioni i Bashkimit Evropian e ka futur këtë rast hetimesh në një listë me rastin "Medicus” e atë "Kleçka. Kryeprokurori i Prokurorisë Komunale në Prishtinë, Haki Gecaj, ka thënë të martën se lënda kundër kry
... Lexo më shumë»
Më në fund pak shpresa për ndëshkim, për ata politikanë që nuk kursehen kurrë së premtuari tek shqiptarët por që rrallë herë e mbajnë ndonjë premtim të dhënë.Në Komisionin e Kuvendit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u miratua të martën me votat e shumicës dhe opozitës, ndryshimi në Kodin Penal dhe atë Civil të Republikës.Neni i ri që u fut është: "Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për
... Lexo më shumë»
Në janarin e këtij viti Kosovës, më në fund, iu dha "çelësi” për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Ajo që e solli atë në Prishtinë ishte Komisionerja për punë të brendshme e Komisionit Evropian, Sesilia Malmstrom. Ajo kumtoi lajmin për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian duke ua bërë sërish të qartë autoriteteve vendore rëndësinë për përmbushjen e kritere
... Lexo më shumë»
Kompania IPKO ka vendosur t’i ndajë 10,000 euro për shkollimin e Amsera Rekës, vajzës 5 vjeçe që i shpëtoi tragjedisë së Restelicës. Për të mbijetuarën e vetme të tragjedisë së fshatit Restelicë, vogëlushen 5-vjeçare Amsera Reka, do të kujdeset kompania IPKO, e cila është zotuar se do ta mbështesë shkollimin e saj gjatë viteve të ardhshme. Për më shumë, IPKO-ja është zotuar ta ndihmojë komunitetin e Komunës së Dragashit dhe t’i qëndrojë pranë duk
... Lexo më shumë»
Mbrojtja e deputetit Fatmir Limaj, i akuzuar në rastin "Kleçka”, i është adresuar me një kërkesë për heqje të imunitetit të prokurorit Maurizio Salustro, shefit të EULEX-it, Xavier Bo De Marnach. Duke mos komentuar shume, EULEX-i, ka konfirmuar se ka pranuar letrën, por të njejtës ende nuk i është dhënë përgjigjie.Vendimi i Kryeprokurores së EULEX-it nuk i ka kënaqur pritjet e mbrojtjes së deputetit Fatmir Limajt, i akuzuar në rastin "Kleçka”. Kërkesën e tyre me argu
... Lexo më shumë»