Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kryeministrit Hashim Thaci që akuzoi të hënën se 'ata që kanë dilema për fusnotën janë antiamerikanë dhe antievropianë". Lideri i Vetëvendosjes ka zgjedhur një tubim, në një fshatë të Vushtrrisë për të bashkëbiseduar me banorë duke thënë se 'askush nuk është kundër Amerikës nëse e don vendin e vet""Nuk jemi kundër faktorëve ndërkombëtarë, bashkësisë ndërkombëtare, as kundër Evropës, as kundër Amerikës. Ne kemi nevojë për ndihmën e tyre, mirëpo nuk mund të kemi jetë të dinjitetshme, përparim e punësim nëse punët e shtëpisë tonë nuk i marrim në duart tona" ka thënë Kurti.Ai ka bashkëbiseduar në një odë me dhjetëra qytetarë që kanë dëgjuar Kurtin dhe anëtarë tjerë të Vetëvendosjes. Më tej ai u shpjegon atyre edhe për fusnotën, atë shenjën sipër emrit Kosovës dhe shpjegimin në fund të letrës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus