Kryesore » 2011 » Qershor » 25
Në tre vitet e fundit, numri i kosovarëve, të cilët kanë kërkuar heqje të shtetësisë është rritur masivisht. Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, numri total i kosovarëve, të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme arrin shifrën në 1.566 persona. 
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, pohon se heqja dorë e kosovarëve nga shtetësia është mjaft shqetësuese.
 Sipas ministrit, kosovarët heqin dorë nga shte ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-25

Presidenti i Nigerisë, Gudlak Xhonatan, ka siguruar zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Behgjet Pacolli se vendi i tij në një periudhë sa më të shkurtër kohore do të marrë vendim për të njohur shtetësinë e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadër të angazhimeve për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës ka takuar në Abuja presidentin e Nigerisë Gudlak Xhonatan nga i cili ka kërkuar që vendi i tij pa heziti ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-25

Në mbledhjen e parë zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti edhe zyrtarisht është shpallur kryetar pasi që më herët pa asnjë kundërkandidat është votuar nga anëtarët e 422 qendrave të Vetëvendosjes.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-25

Mungesa e vendeve në Kujdesin Intensiv ka shtruar nevojën për ndërtimin e departamentit të ri të Qendrës Emergjente, për të cilin projekt Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka ndarë 35 mijë euro, ndërkohë që kanë nisur edhe kontaktet e para me donatorët të ndryshëm për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-25