Kryesore » 2011 » Qershor » 25 » Kosovë, mbi 1500 kosovarë heqin dorë nga shtetësia
2:11 PM
Kosovë, mbi 1500 kosovarë heqin dorë nga shtetësia
Në tre vitet e fundit, numri i kosovarëve, të cilët kanë kërkuar heqje të shtetësisë është rritur masivisht. Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, numri total i kosovarëve, të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme arrin shifrën në 1.566 persona. 
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, pohon se heqja dorë e kosovarëve nga shtetësia është mjaft shqetësuese.
 Sipas ministrit, kosovarët heqin dorë nga shtetësia vetëm për të marrë shtetësi të vendeve të tjera, ku ata për disa vite kanë punuar. 
"Në bazë të ligjit për shtetësi, në shumë shtete të tjera evropiane lejohen dy shtetësi. Por, ka shtete të tilla, që nuk i pranojnë dy shtetësi, prandaj qytetarët tanë, të cilët pretendojnë të marrin shtetësinë e atyre shteteve, janë të detyruar të heqin dorë prej shtetësisë së Kosovës, në mënyrë që ta realizojnë shtetësinë e shteteve të tjera”, ka pohuar Rexhepi.
Sipas tij, një pjesë e këtyre personave, të cilët heqin dorë nga shtetësia kosovare punojnë gjatë jashtë vendit, dhe në asnjë mënyrë nuk kanë hequr dorë nga Kosova.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus