Kryesore » 2011 » Qershor » 25 » Pacolli vazhdon lobimin për njohje
2:09 PM
Pacolli vazhdon lobimin për njohje
Presidenti i Nigerisë, Gudlak Xhonatan, ka siguruar zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Behgjet Pacolli se vendi i tij në një periudhë sa më të shkurtër kohore do të marrë vendim për të njohur shtetësinë e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadër të angazhimeve për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës ka takuar në Abuja presidentin e Nigerisë Gudlak Xhonatan nga i cili ka kërkuar që vendi i tij pa hezitim të marrë vendimin për njohjen e Kosovë shtet të pavarur dhe sovran.
Pacolli ka njoftuar presidentin e Nigerisë për zhvillimet demokratike në Kosovë dhe për angazhimet e institucioneve të Kosovës për zhvillim ekonomik, integrim dhe bashkëpunim me vendet e tjera.
Nga ana e tij, presidenti Xhonatan ka shprehur gatishmërinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që Nigeria të vendosë sa më shpejt raporte të bashkëpunimit ndërshtetërorë me Kosovën, duke theksuar se vendi që ai drejton, në një periudhë sa më të shkurtër kohore, do të marrë vendim për të njohur shtetësinë e Kosovës.Zv. kryeministri Pacolli ka vlerësuar lart gatishmërinë e presidentit Xhonatan që Nigeria sa më shpejt t’iu bashkohet vendeve demokratike që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke krijuar kështu mundësinë që vendi ynë të vendosë raporte të bashkëpunimit ndërshtetëror me Nigerinë në fushën politike, ekonomike dhe kulturore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus