Kryesore » 2012 » Qershor » 27
bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Ibrahimi. Verdikti do të duhet të shpallet në afat prej dy muajsh. Gjykimi ka përfunduar me fjalët përmbyllëses të mbrojtjes së Balajt dhe Brahimajt, e cila ka kërkuar lirimin nga të gjitha akuzat.
Mbrojtja e Ramush Haradinajt i ka hedhur poshtë pohimet e prokurorisë se ish komandanti i UÇK-së ka qenë pjesëmarrës në vepra kriminale, duke vlerësuar se me përshkrimin e ngjarjeve nuk është treguar një teori e till ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

Ka pak ditë që është publikuar triler-i i filmit më të ri të Liam Neesen ‘Taken 2’. Në filmin ‘Taken 1’ ai arrin të shpëtojë vajzën e tij nga rrëmbyesit shqiptarë në Francë.Në blogun e njohur peshkupauje.com, ka një shënim në lidhje me këtë film, që cilësohet një propagandë e egër antishqiptare dhe bëhet thirrje për të reaguar kundër kësaj albanofobie "që tenton të na paraqesë si kriminelë të egër që rrëmbejmë vajza të reja për t’i shitur si prostituta”.Taken 2 pritet ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

Vendimi i Zyrës së rregullatorit të Energjisë për ngritjen e çmimit të energjisë për 8.0 për qind, është kundërshtuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Në një konferencë për media, ata theksuan se ky vendim është i papërballueshëm dhe po i dëmton edhe më tej qytetarët, pasi që sipas tyre, po ndikon në ngritjen zinxhirore të çmimeve edhe të artikujve tjerë.Ata kërkuan nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Kuvend ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

I ashtuquajturi ministër për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bodanovic do të arrestohet nëse të enjten hyn në Kosovë për festën e Vidovdanit. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ngase, sipas tij, Bogdanovicit i është ndaluar hyrja meqë nuk i është përmbajtur më herët rregullave duke bërë edhe deklarime politike.Rexhepi thotë se kanë kërkuar edhe nga EULEX-i ta kryejnë punën e tyre, por, sipas tij, edhe nëse ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

Sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në një intervistë eksluzive për 'Koha Ditore' konfirmon se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, për këtë arsye shefi i NATO-s zotohet se Aleanca përmes misionit të KFOR-it në Kosovë do të bëjë çmos për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë. Duke folur për veriun, sekretari i përgjithshëm i NATO-s angazhohet për një zgjidhje politike, përmes dialogut. Ai përsërit vërejtjet e tij se EULEX-i nuk ka kapacitet ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

Nëse kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta marrë parasysh kërkesën e disa zyrtarëve të Aleancës Kosova e Re (AKR), atëherë ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, do të mbesë pa punë. Kjo kërkesë ka ardhur pas vendimit që ministrja Kusari- Lila ka marrë për vendosjen e tarifës prej tridhjetë e pesë për qind për import të çimentos nga Shqipëria. "I kemi kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi që ta shkarkojë ministren e ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

Kryeministri Hashim Thaçi ka veshur ihram. Derisa ndodhej dhjetë ditë më parë në Arabinë Saudite, ka lënë kostumin dhe të gjitha teshat e tjera, për t’u mbërthyer me vetëm dy pëlhura të bardha gjatë kohës sa ka kryer ritualin e umres, shkruan sot "Koha Ditore”.Umreja nënkupton vizitën në Qabe, qendrën nga drejtohen besimtarët myslimanë gjithandej botës derisa falin namazin. Haxhi përbën një ritual të ngjashëm me umren, veçse haxhi është obligim për mys ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

Sindikalistët kosovarë akuzojnë drejtuesit e konsorciumit amerikano-turk "Bechtel & Enka”, të cilët po e ndërtojnë autostradën "Ibrahim Rugova”, për shkelje të të drejtave të punëtorëve të angazhuar në këtë projekt. Sipas tyre, 4 punëtorë kanë humbur jetën duke punuar në këtë projekt vetëm në dy muajt e fundit, punëtorët punojnë më shumë se 8 orë në ditë, ndërsa orët shtesë nuk iu paguhen dhe nuk lejohet organizimi sindikal. Avni Ajd ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

Qeveria jonë përveç që nuk e di numrin e saktë të shteteve që na kanë njohur, ajo, sipas kosovainfo, kërkon njohje edhe nga shtetet që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.Kështu, përderisa zëvendëskryeministri Pacolli në Paris takoi përfaqësuesit e shteteve të Amerikës Jugore si të Perusë, Argjentinës, Bolivisë, Paraguait dhe Uruguait, si duket ka harruar se në mesin e këtyre shteteve është shteti i Perusë, i cili i gjashtëmbëdhjeti me radhë e ka njohur Rep ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

Si asnjë legjislaturë e gjertanishme, kjo nomenklaturë e Kuvendit të Kosovës po tregon se është e mbushur me deputetë turistë dhe të papërgjegjshëm, ku energjitë e shumicës prej tyre janë të përqendruara në përfitime personale. Jo rrallë herë, rrjedhat e seancave plenare janë "përmbysur” pikërisht për mungesë të kuorumit nga deputetët, të cilët më shumë qëndrojnë në hollin e Kuvendit duke tymosur ndonjë cigare, pirë kafe, e bërë llafe e muhabete me dostat e t ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

Zëvendësi i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policës së Kosovës në Mitrovicë, Ergin Mediq ka thënë se Policia e Kosovës do të sigurojnë përcjellje për qytetarët të cilët, nesër në mëngjes nga Mitrovica dëshirojnë që në mënyrë të organizuar ta vizitojnë Graçanicën dhe Gazimestanin, me rastin e festës së tyre fetare - Vidovdan.Ai për mediet serbe ka thënë se përcjellja policore do të ofrohet për autobus dhe vetura udhëtarësh, duke apeluar tek të gjithë që konsi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, thuhet të ketë një nivel jo të kënaqshëm sa i përket higjienës. Këtë e thotë zëvendës kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, i cili pohon se gjatë inspektimit të vazhdueshëm brenda klinikave, has në shumë parregullsi, që e vështirësojnë punën e mirëfilltë në këtë institucion. Zoti Tërshnjaku shton se nivel i ulët i higjienës në QKUK, ka bërë që të flitet edhe për mbyllje të këtij institu ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27

Deputeti Sadri Ferati e gjenerali i FSK-së, Zymer Halimi, po ndiqen penalisht nga një prokuror për shkak se "ia kanë mohuar të drejtën Hasan Pretenit të merrte në shfrytëzim një banesë në Mitrovicë”. 
Preteni, që drejton Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit, nuk e kishte fituar një banesë në vitin 2006 në Mitrovicë që, sipas prokurorisë, i takonte atij e jo Raif Pretenit. Aso kohe Komuna e Mitrovicës kishte ndarë disa banesa për kuadro. ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-27