Kryesore » 2012 » Qershor » 27 » Policia e gatshme të ofrojë përcjellje për serbët
12:22 PM
Policia e gatshme të ofrojë përcjellje për serbët
Zëvendësi i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policës së Kosovës në Mitrovicë, Ergin Mediq ka thënë se Policia e Kosovës do të sigurojnë përcjellje për qytetarët të cilët, nesër në mëngjes nga Mitrovica dëshirojnë që në mënyrë të organizuar ta vizitojnë Graçanicën dhe Gazimestanin, me rastin e festës së tyre fetare - Vidovdan.Ai për mediet serbe ka thënë se përcjellja policore do të ofrohet për autobus dhe vetura udhëtarësh, duke apeluar tek të gjithë që konsiderojnë se u është e nevojshme përcjellja policore, që nesër në orën 6:00 të mëngjesit të jenë para Shkollës Teknike në Mitrovicë.Sipas tij, sha serbe ka siguruar tetë autobusë të cilët nesër në mëngjes do të nisen në drejtim të Graçanicës, duke shtuar se policia përgjatë kësaj feste do të jetë në tërësi e angazhuar me të gjitha resurset e saja."Në rajonin e Mitrovicës, plani operativ është orientuar në dy grupe aktiviteti – njëra është sigurimi i përcjelljes ndërsa tjetri sigurimi i rendit publik në qytet, posaçërisht në zonat me popullatë të përzier”, ka deklaruar Mediq.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus