Kryesore » 2012 » Qershor » 27 » Rexhepi: Bogdanovic do të arrestohet, nëse hyn ilegalisht
3:06 PM
Rexhepi: Bogdanovic do të arrestohet, nëse hyn ilegalisht
I ashtuquajturi ministër për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bodanovic do të arrestohet nëse të enjten hyn në Kosovë për festën e Vidovdanit. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ngase, sipas tij, Bogdanovicit i është ndaluar hyrja meqë nuk i është përmbajtur më herët rregullave duke bërë edhe deklarime politike.Rexhepi thotë se kanë kërkuar edhe nga EULEX-i ta kryejnë punën e tyre, por, sipas tij, edhe nëse nuk i përmbahen në veri, Bogdanovic nuk do të hyjë në pjesë të tjera të Kosovës.Do të lejohen të hyjnë nesër për festën e tyre vetëm ata që realisht duan të bëjnë pelegrinazhe, e jo huliganë dhe tifozë që kanë qëllime të tjera."Realisht ne kemi do të dhëna që edhe disa grupe që janë vet në Serbi janë ilegale qoftë çetnike, ajo 1939. Janë do tifozë huliganë të ‘Cervena Zvezdës’ dhe shumë të tjerë. Ne do t’i ndalojmë të gjithë ata dhe atyre nuk do t’u lejohet. Atyre do t’u ndalojmë ta bëjnë këtë pelegrinazh, siç e quajnë. Ka organizata të ndryshme joqeveritare, të grave e disa të tjerë që me të vërtetë dojnë me festu e ajo është çështje e tyre. E atyre nuk do t’u ndalohet me festu. Ndalesa natyrisht është edhe për ish-ministrinë Bogdanovic për arsye se në kaluarën nuk ju ka përmbajtur udhëzimeve tona që të mos të ketë deklarime politike dhe atij ju ka ndalu hyrja”, ka thënë Rexhepi, duke potencuar se kanë kërkuar edhe nga EULEX-i që ta kenë parasysh këtë ndalesë.

Sipas tij, Bogdanovic do të shkelë në Kosovë vetëm nëse hyn ilegalisht, por në asnjë mënyrë nuk do të ketë qasje në Gazimestan. Rexhepi ka thënë se nëse zyrtari serb hyn ilegalisht, ai do ta arrestohet pa asnjë dyshim.

"Si të hyjë në mënyrë ilegale, aty ku ka akces, ajo sanksionohet me ligj dhe e kanë për obligim ta arrestojnë dhe ta deportojnë”, ka thënë ai, raporton Kosovapress.

Madje, sipas Rexhepit, tendencat e tij (Bogdanovic) mund t’i ketë vetëm në pjesën veriore dhe se në pjesë të tjera as që ka gjasa ta bëjë një gjë të tillë.

"Realisht në pjesët e tjera të Kosovës nuk kanë shans, por në veri jemi të varur pak të me vullnetin dhe vendosmërinë e EULEX-i. Nëse ata i bëjnë ato lëshime ne nuk i bëjmë në pjesët tjera. Ata nuk japin bash në mënyrë decidive e japin me dykuptimësi por besojë se edhe ata do t’i përmbahen”, ka thënë ai.
Rexhepi ka pohuar se kanë shtuar masat e sigurisë, edhe pse, sipas tij, nuk ka shumë të interesuar këtë vit që të bëjnë pelegrinazh në Gazimestan.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus