Kryesore » 2012 » Prill » 14
Në vend kalimin kufitar në Merdar policia e Serbisë sot ka arrestuar Mark Kasnetin, i cili, sipas palës serbe, dyshohet se si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kryer krime mbi civilët serbë.Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq i tha Tanjugut se Kasneti është përgjegjës për krime lufte ndaj serbëve në Kosovë në vitet ’90."Ky nuk është nj arrestim mbi baza nacionale. Bëhet fjalë për një të dyshuar për krime lufte ndaj civilëve, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-14

Pesë të rinj nga Kosova janë ndaluar nga policia italiane në qytetin e Arecos, në kuadër të një hetimi mbi grabitjen e disa fabrikave të prodhimit të orëve, të kryera mes qershorit 2010 dhe janarit 2012. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave hetimet janë kryer nga karabinierët e bërthamës operative dhe ata të njësisë lëvizëse. Hipoteza për akuzën që mund të ngrihet ndaj tyre është organizim me qëllim vjedhjen e fabrikave të orave, në veçant ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-14

Pritjet e gjata të automjeteve që ia kishin mësyrë pikës kufitare në Merdar për të hyrë në Serbi, kanë vazhduar të shtunën, pas normalizimit të gjendjes në fillim të javës, kur kishte pasur pritje të ngjashme. Qytetarët që udhëtojnë nëpërmjet kësaj pike kufitare për në shtetet perëndimore, por edhe ata që bartin mall me kamionë, janë ankuar se kanë pritur që nga mëngjesi dhe se ende nuk kishin kaluar në pjesën serbe për të vazhduar udhëtimin. Zyrtarët policor, k ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-14

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë hequr disa barrikada të vendosura gjatë natës së mbrëmshme nga grupet serbe, duke zhbllokuar kështu tri fshatrat me shqiptarë të komunës së Leposaviqit.Amerikanët me makinerinë e tyre janë duke punuar me intensitet, përderisa dhjetëra serbë janë tubuar në këtë vend dhe po vëzhgojnë situatën të qetë.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-14

Serbët e veriut të Kosovës vazhdojnë t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, të cilat e lidhin këtë pjesë të vendit me Republikën e Serbisë, pavarësisht se ato cilësohen si vendkalime ilegale, qoftë nga institucionet e Kosovës, qoftë nga mekanizmat ndërkombëtar në KosovëKëtë e pohojnë edhe politikanët serbë të Kosovës, ndonëse pikëpamjet e tyre lidhur me këtë çështje janë të ndryshme.Marko Jakshiq, politikan serb nga veriu i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë s ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-14

Njësitet speciale të policisë maqedonase kanë arrestuar një grup maqedonasish nga Radishani, të cilët tentonin të sulmonin në fshatin Luboten, i cili banohet nga shqiptarë. Pamjet e siguruar përmes një video- xhirimi amatore, te publikuar ne youtube, tregojnë se si grupi i të rinjve maqedonas nën pranga shoqërohet nga njësitet e ndërhyrjes së shpejtë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. njësitet e ndërhyrjes së shpejtë të Ministrisë së Punëve ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-14

Për gjendjen në veri të Kosovës ka ngritur shqetësimin edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës. Drejtues të këtij parlamenti në një konferencë për media iu bënë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të marrin masa për vënien e rendit dhe ligjit në veri. Në të kundërtën ata thanë se nuk do të rrinë duarkryq.Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës thanë se përgjegjës për gjendjen në veri janë EULEX-it, KFOR-i, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-14

Në një intervistë dhënë gazetës ‘Shekulli” lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, thekson se rruga e vetme për të biseduar me Serbinë është aksioni mbarëkombëtar. Sipas tij, çdo lëshim apo luhatje do të sillte pasoja fatale dhe një dëm historik të madh. Më qartë; me Mitrovicën sipas tij, sot është në provë shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar."Çdokush që është sjellë mirë me Serbinë, prej politikanëve shqiptarë, e ka bërë Serbinë më të keqe. As nuk është e drejtë dhe ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-14

Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, i janë dhënë dy javë kohë për të dëshmuar se është duke e përmbushur misionin për vendosjen e rendit dhe të kushtetutshmërisë në tërë hapësirën shtetërore. Këtë mision bashkë më një varg detyrash të tjera atij ia kanë ngarkuar anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, i cili është mbledhur të premten për ta shqyrtuar gjendjen e sigurisë në vend, pas vrasjes dhe incidenteve të fundit në pjesën veriore të Mitrovicës. Pavarë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-14