Kryesore » 2012 » Prill » 14 » Serba s'ka te ndalu arrestoi edhe një shqiptar në Merdar
7:09 PM
Serba s'ka te ndalu arrestoi edhe një shqiptar në Merdar
Në vend kalimin kufitar në Merdar policia e Serbisë sot ka arrestuar Mark Kasnetin, i cili, sipas palës serbe, dyshohet se si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kryer krime mbi civilët serbë.Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq i tha Tanjugut se Kasneti është përgjegjës për krime lufte ndaj serbëve në Kosovë në vitet ’90."Ky nuk është nj arrestim mbi baza nacionale. Bëhet fjalë për një të dyshuar për krime lufte ndaj civilëve, për fajësinë e tij do të tregojë procesi i mëtejmë”, ka thënë Dacic, transmeton Tanjugu.Sipas ministrit serb, policia e ka arrestuar Kasnetin në autobus.Ndërsa zëvendësi i prokurorit për krime lufte, Bruno Vekaric, ka konfirmuar se Kasneti është arrestuar në Merdar dhe "ai dyshohet se si pjesëtar i UÇK-së, gjatë viteve ’90 ka kryer krime lufte ndaj civilëve serbë në Kosovë”.

Sipas tij Kasneti gjatë ditës do të dërgohet në Gjykatën Speciale në Beograd, ku do të merret në pyetje nga prokurori, kurse gjykatësi i procedurës paraprake do të vendos për masën e arrestit.


"Lëndën kundër Kasnetit e kemi formuar në bazë të fotografive që kemi marrë ndaj të dëmtuarve dhe në atë mënyrë kemi konstatuar përgjegjësinë e tij potenciale”, tha Vekaric.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus