Kryesore » 2012 » Prill » 14 » Rikthehet kolona dhe pritjet e gjata në Merdar
6:51 PM
Rikthehet kolona dhe pritjet e gjata në Merdar
Pritjet e gjata të automjeteve që ia kishin mësyrë pikës kufitare në Merdar për të hyrë në Serbi, kanë vazhduar të shtunën, pas normalizimit të gjendjes në fillim të javës, kur kishte pasur pritje të ngjashme. Qytetarët që udhëtojnë nëpërmjet kësaj pike kufitare për në shtetet perëndimore, por edhe ata që bartin mall me kamionë, janë ankuar se kanë pritur që nga mëngjesi dhe se ende nuk kishin kaluar në pjesën serbe për të vazhduar udhëtimin. Zyrtarët policor, kishin paralajmëruar se kolonat e pritjeve do të rikthehen në fundjavë për shkak të kthimit të mërgimtarëve në vendet perëndimore. Mexhid Sadiku ka qenë njëri nga udhëtarët që bashkë me gruan dhe dy fëmijët po prisnin që nga mëngjesi në kolonën e gjatë disa kilometra për të kaluar pikën kufitare në Merdar, drejt një shteti perëndimor. 

"Qe 5 orë jam duke pritur në kolonë dhe ende nuk kam kaluar në pjesën serbe për kontroll të dokumenteve. Sigurisht se edhe 2 orë të tjera do të presim këtu derisa ta kalojmë këtë kufi”, ka thënë Mexhidi, i cili ishte nisur në orën 08:00 nga Vushtrria.

E shoferët e kamionëve me mall janë ankuar se pritjet për ta janë gjatë tërë javës si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Edhe zyrtarët policorë të Kosovës kanë njoftuar se që prej orës 08:00 të ditës së shtunë kur kishin filluar ndërrimin, është e njëjta gjendje.

"Kjo gjendje është prej orës 08:00 kur e kemi filluar punën. Pritjet janë kryesisht nga 5 deri në 6 orë. Arsyet janë të njëjta. Pala serbe nuk mërzitet të shtojë kapacitetet edhe kur ka udhëtarë shumë. Në pjesën tonë po punohet normalisht dhe se sikur edhe pala serbe këtë ta bënte me kapacitetet më të mëdha, sigurisht se nuk do të kishte kolona as pritje”, ka thënë një zyrtar policor, që nuk ka dashur t’i përmendet emri.

"Ka pasur shumë edhe autobusë që kanë shkuar për në vendet perëndimore dhe ka plot prej tyre që janë me letërnjoftime dhe procedurat e regjistrimit të tyre sigurisht se zgjasim më shumë”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus