Kryesore » 2012 » Mars » 22
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, tha të enjten se Franca do ta penalizojë konsultimin e uebfaqeve që promovojnë terrorizmin ose urrejtjen dhe do të ashpërsojë aksionet ndaj njerëzve që dalin jashtë shtetit në emër të doktrinës ideologjike."Që nga tash, secili person që vazhdimisht konsulton uebfaqet që bëjnë thirrje për terrorizëm ose që bëjnë thirrje për dhunë dhe urrejtje do të dënohen penalisht”, ka thënë Sarkozy gjatë një adresimi televiziv, pasi që polici ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-22

 23 vjecari Mohammed Merah është vrarë pasi që policia ka hyrë me forcë në apartamentin ku a po fshihej në Toulouse të Francës, pas një rrethimi që zgjati 32 orë. Merah gjuajti në drejtim të policëve, dhe u gjet i vdekur pasi që kërceu nga një dritare në përpjekje për të ikur.Merah, dyshohet për vrasjen e 4 personave, 3 prej të cilëve fëmijë të hënën në Toulouse. Ai gjithashtu besohet se ka vrarë 3 ushtarë francezë, 2 prej të cilëve myslimanë.3 policë u pl ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-22

Një javë pasi ka rrëfyer në EULEX, Naim Miftari ka shpëtuar nga një bombë dore. Xhami i dritares së dhomës, ku po qëndronte me familjen e tij të martën mbrëma, ia ka shpëtuar jetën e familjes dhe të tijën, njeriut që pretendon se ka qenë agjent i SHIK-ut, dhe se i janë ofruar para për të bërë vrasje pas lufte. "E kam dëgjuar krismën në dritare. Xhami e ka kthyer bombën jashtë edhe ka ra në oborr pa shpërthye. Kur dola jashtë i pashë nja tre të rinj duke vra ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-22

Kryetari i Këshillit Nacional Serb Milan Ivanoviç ka deklaruar per mediat serbe se, pjesëtarët e xhandarmërisë serbe, mëngjesin e enjtes kanë mbyllur, siç e ka quajtur ai, rrugën alternative në Jarinjë. Këtë kalim ilegal serbët kanë vazhduar ta përdorin në mënyrë që të anashkalojnë vendkalimin kufitar të ligjshëm në të cilin janë policia kufitare dhe doganierët e Kosovës. Ivanoviç i ka thënë në mëngjes mediave serbe se rruga e cila çon nga Jarinja në Rudni ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-22

Fillon ndërrimi i elektrofiltrave në Termocentralin "Kosova A”.Nëpërmjet këtij projekti, që kap shifrën prej 25 milionë eurosh, tymi që lirohet nga tri njësitë e këtij termocentrali do të reduktohet, dhe do të sillet brenda standardeve të BE-së. Kështu tha për Radio Kosovën zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala.KEK-u gjatë kësaj jave ka filluar projektin e ndërrimit të elektrofiltrave në njësitë e Termocentralit "Kosova A”. Përmes instalimit të elektrofiltrave modernë, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-22

Një grup prej 33 pjesëtarëve është nisur për në Turqi për tu trajnuar në Operacionet mbështetëse të paqes.
Agim Çeku, ministër i FSK-së, tha se ndjehet tejet i lumtur që Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, kanë ofruar mundësi trajnimi për FSK-në për pjesëmarrje në operacionet paqësore kudo nëpër botë. Në ceremoninë e përcjelljes së Togut të FSK-së për në Republikën e Turqisë, mori pjesë edhe kolone ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-22

Kundërshtimet mes Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit janë shfaqur edhe të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Drejtues. Sekretari i PDK-së tha se kompromiset që po bëhen me Serbinë çojnë drejt një statusi special për Veriun, por me këtë konstatim nuk u pajtua kreu i partisë. Ky subjekt bëri të ditur se planifikon t’i kryejë zgjedhjet e brendshme deri në fund të vitit, ndërsa themeloi Qeverinë në hije për Kryeqytetin. E, Fatmir Limaj u ftua të kthehet në Parti ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-22

Tri automjete të EULEX-it kanë vazhduar rrugën drejtë pikëkalimit kufitar Bërnjak, pas bllokimit dyorësh në Zupç nga serbët lokalë, njoftojnë mediet serbe. Sipas këtij burimi, ato u lejuan pas marrëveshjes që në përcjellje të tyre të jetë policia lokale, që sipas zhargonit të strukturave paralele vetëkupton policinë serbe që nuk komandohet nga Policia e Kosovës. Serbët bllokuan EULEX-in, kurse KFOR-i rrugët Serbët lokalë edhe këtë mëngjes kanë bllokuar kalimin e tri ma ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-22

Ministria e Pushtetit Lokal është duke pritur një shkeresë zyrtare të nënkryetarit i Ferizajt për të dërguar te presidentja dhe kryeministri kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë. Derisa për këtë kërkesë kanë mbetur edhe 4 ditë afat, dy data janë lënë në opsion për zgjedhjet lokale në këtë komunë 29 prill apo 6 maj.
Kërkesa e Ministrisë së Pushtetit Lokal, për të shpallur zgjedhjet e jashtëzkonshme në komunën e Ferizajt është bërë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-22

Ministria e Drejtësisë e Zvicrës ka konfirmuar të mërkurën vonë se ia ka dorëzuar Serbisë kosovarin Shemsi Nuhiu. Tre policë serbë e kanë marrë Nuhiun në fluturimin Zurich- Beograd, pasi që ai gjendjen nën arrestin e shtetit të Zvicrës nga prilli 2011.Nuhiu është shtetas i Serbisë me letra, por u ka thënë autoriteteve në Beograd se është kosovar. Beogradi e akuzon për krime lufte si pjesëtar i UÇK-së në zonën e Gjilanit në vitin 1999.Kërkesa për ekstradim e Serbisë e ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-22

24 orë pas lajmit sensacional se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka një shtëpi në Stuttgart të Gjermanisë është mësuar e vërteta e përafërt. Pronari i shtëpisë është Isa Mustafa, por jo ai nga Kosova dhe djali i Jakup Mustafës. Shtëpia rezultatin e një personi tjetër me emrin Isa Mustafa, por që ka origjinë nga Irani, nw adresën "Gnesener Str. 77, 70374 Stuttgart, landi i Baden Wirttenberg, Gjermani.Madje bashkëshortja e tij është shqetësua ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21