Kryesore » 2012 » Mars » 22 » Sarkozy u shpall ‘luftë’ uebfaqeve që nxisin urrejtje
7:21 PM
Sarkozy u shpall ‘luftë’ uebfaqeve që nxisin urrejtje
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, tha të enjten se Franca do ta penalizojë konsultimin e uebfaqeve që promovojnë terrorizmin ose urrejtjen dhe do të ashpërsojë aksionet ndaj njerëzve që dalin jashtë shtetit në emër të doktrinës ideologjike."Që nga tash, secili person që vazhdimisht konsulton uebfaqet që bëjnë thirrje për terrorizëm ose që bëjnë thirrje për dhunë dhe urrejtje do të dënohen penalisht”, ka thënë Sarkozy gjatë një adresimi televiziv, pasi që policia në Toulous qëlloi për vdekje një sulmues të motivuar nga Al Qaeda, i cili javën e kaluar dyshohet të ketë vrarë shtatë persona.

"Franca nuk do të tolerojë rekrutimin e dhunshëm ose indoktrinimin ideologjik në tokën e saj”, ka thënë Sarkozy, duke shtuar se do të zhvillohet një hetim për të parë nëse burgjet po përdoren për të propaganduar ekstremizmin në Francë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Mohamed Merah, 24 vjeç, u vra të enjten paradite, pasi nuk pranoi t’i dorëzohet policisë, e cila e kishte rrethuar banesën e tij prej orëve të hershme të së mërkurës. Gjatë aksionit për ta kapur të gjallë, janë plagosur tre policë.

Merah me shtetësi franceze, por me prejardhje nga Algjeria, dyshohet për vrasjen e tre ushtarëve francez këtë muaj, si dhe për vrasjen më 19 mars të katër personave në shkollën hebraike të Toulousit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus