Kryesore » 2012 » Mars » 22 » Zgjedhjet në Ferizaj më 29 prill ose 6 maj?
3:03 PM
Zgjedhjet në Ferizaj më 29 prill ose 6 maj?
Ministria e Pushtetit Lokal është duke pritur një shkeresë zyrtare të nënkryetarit i Ferizajt për të dërguar te presidentja dhe kryeministri kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë. Derisa për këtë kërkesë kanë mbetur edhe 4 ditë afat, dy data janë lënë në opsion për zgjedhjet lokale në këtë komunë 29 prill apo 6 maj.
Kërkesa e Ministrisë së Pushtetit Lokal, për të shpallur zgjedhjet e jashtëzkonshme në komunën e Ferizajt është bërë tashmë gati për t’iu dërguar presidentes dhe kryeministrit.Sekretari i përhershëm i kësaj ministrie, Besnik Osmani, ka thënë se nënkryetari i komunës së Ferizajt, i cili sipas ligjit ushtron përkohshëm detyrën e kryetarit ka afat edhe 4 ditë për ta bërë këtë njoftim. Këshilltari për media i presidentes së vendit, Arbër Vllahiu, ka thënë se po presin kërkesën e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se janë në opsion dy data 29 prill dhe 6 maj për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë komunë.Mandati i kryetarit të deritashëm të Ferizajt, Bajrush Xhemail, ka përfunduar ligjërisht pas një vendimi të gjykatës me 2 vite e gjysmë burg për shkaktim të rrezikut në trafik, ku kishte humbur jetën një 21 vjeçar.
Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale kryetari i ri i Ferizajt do të ketë mandat vetëm deri në zgjedhjet tjera lokale në vitin e ardhshëm.Sipas këtij ligji, në Ferizaj nuk do të ishin mbajtur zgjedhjet po të kishte ndodhur vendimi i Gjyaktës në gjashtë muajt e fundit të mandatit të kryetarit të komunës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.5/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus