Kryesore » 2012 » Mars » 13
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë, kanë akuzuar sot kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashota për shpenzime enorme të buxhetit për dreka zyrtare, telefon., derivate të veturave e kategori të tjera shpenzimesh. Aktivistët e Vetëvendosjes me ketë rast kanë kryer edhe një aksion simbolik të vendosjes së fotografive të kryetarit të komunës së Klinës, Sokol Bashota nëpër qytet. Në atë foto, në vend të syzeve, Bashotës i ishin vendosur shenja e monedhës euro, n ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-13

Shkup- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, ashpër e dënon incidentin me djegien e flamurit maqedonas në protestën në qytetin Burrel në Republikën e Shqipërisë, si dhe parrulat me përmbajtje fyese gjatë protestës para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë."Incidentet me karakter të tillë, të përcjellura me parulla ofenduese dhe urrejtje, nuk shkojnë në të mirën e marrdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe ndërtimit të besimit mi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-13

Plumba edhe për punëtorët e KEK-ut. Ata u nisën në mëngjes drej fshatit Letanc të komunës së Podujevës për të shkyçur disa familje por hasën në plumbat e fshatarëve. Sipas njoftimeve të KEK-ut, fatmirësisht nuk është lënduar asnjë punëtor ndërsa vetura është goditur me 7 plumba nga ana e sulmuesit të panjohur deri tash."Punëtorët mënjëherë e kanë lajmëruar rastin tek Policia e Kosovës", thuhet në komunikatë dhe KEK njëherësh dënon incidentin."KEK e dënon fuqishëm këtë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-13

Departamenti amerikan i shtetit një pjesë të madhe të raportit për tregtinë me narkotikë ia ka kushtuar Serbisë.Në raport thuhet se urgjentisht duhet zgjidhur problemin e tregtisë me drogë në vendkalimet Jarinje e Bërnjak në veri të Kosovës për në Serbi, shkruan sot "Blic”. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit po ashtu thotë se duhet zbatim i ligjit dhe zgjidhje e problemit të korrupsionit në Serbi.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-13

Fletearrst edhe për ish drejtorin e PTK Shyqëri Haxha. "Koha Ditore” shkruan se ka siguruar urdhrin e arrestimit të lëshuar nga prokurori special i EULEX-it, Olivier Beauvallet, për Gani Imerin, Shyqyri Haxhën, Idriz Ismajlin, Sami Istrefin dhe Bajram Beqirin. Të gjithë këta, përveç Haxhës tashmë janë arrestuar javën e kaluar.Ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha po dyshohet për dy vepra penale krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrës zyrtare për shkak se, sipas pr ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-13

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë njftohet se është duke hetuar ish presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës, së presidentit, Jakup Krasniqi për shkelje të ligjit për faljet e të dënuarve dhe kryerje të veprimeve që shkojnë kundër Kushtetutës së Kosovës.Sipas prokurorisë Sejdiu dhe Krasniqi bashkë me anëtarët e komisioneve ad hoc kanë falur të dënuar për krime të rënda, si trafikim me qenie njerëzore, vrasje të dyfishta e dhunim.Një ish i dënuar, F.H. ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-13

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi deklaroi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të shtojë angazhimet dhe kapacitetet në zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.Ai deklaroi se do të angazhohen për marrjen e udhërrëfyesit në të ardhmen e afërt dhe ritheksoi angazhimin për qasje konstruktive në zbatimin e ligjit dhe vendosjen e rendit në veri të Republikës së Kosovës.Rexhepi këto komente i bëri gjatë një takimi me për ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-13