Kryesore » 2012 » Mars » 13 » Fatmir Sejdiu fali të dënuarin që vrau gruan një ditë pas lirimit nga burgu!
3:14 PM
Fatmir Sejdiu fali të dënuarin që vrau gruan një ditë pas lirimit nga burgu!
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë njftohet se është duke hetuar ish presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës, së presidentit, Jakup Krasniqi për shkelje të ligjit për faljet e të dënuarve dhe kryerje të veprimeve që shkojnë kundër Kushtetutës së Kosovës.Sipas prokurorisë Sejdiu dhe Krasniqi bashkë me anëtarët e komisioneve ad hoc kanë falur të dënuar për krime të rënda, si trafikim me qenie njerëzore, vrasje të dyfishta e dhunim.Një ish i dënuar, F.H. ishte falur më 2009 nga presidenti Sejdiu, e një ditë pasi ishte liruar nga burgu, kishte vrarë gruan e tij.
 "Jemi në fazën e grumbullimit të informacioneve, po punohet shpejt. Në fakt, unë kam kërkuar nga policia që me urgjencë të grumbullojë informacione”, i ka thënë KTV, prokurorja Drita Hajdari, pa dhënë detaje të tjera.Që nga viti 2009, presidentët kanë falur pjesërisht dhe në tërësi më shumë se 236 vjet burgim për 227 të dënuar, ndër ta edhe 10 femra.
Këtë vit presidentja Atifete Jahjaga ka falur vetëm 15 persona, kryesisht me dënime të lehta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus