Kryesore » 2012 » Mars » 13 » Djegia e flamurit maqedonas, zemërohet Shkupi
9:27 PM
Djegia e flamurit maqedonas, zemërohet Shkupi
Shkup- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, ashpër e dënon incidentin me djegien e flamurit maqedonas në protestën në qytetin Burrel në Republikën e Shqipërisë, si dhe parrulat me përmbajtje fyese gjatë protestës para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë."Incidentet me karakter të tillë, të përcjellura me parulla ofenduese dhe urrejtje, nuk shkojnë në të mirën e marrdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe ndërtimit të besimit midis dy popujve, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë.Presim, thuhet në reagimin, që autoritetet shqiptare në frymën e marrdhënieve të mira fqinjësore, të dënojnë këto incidente, të ndërmarrin masa për zbulimin e autorëve, si dhe të ndërmerren masa përkatëse për parandalimin e incidenteve eventuale të këtij karakteri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus