Kryesore » 2012 » Shkurt » 29
Sa herë që mbyll sytë, Xhelil Limanit në Beograd i del përpara njeriu që e preu në fyt dhe në kokë me thikë, dhe për pak nuk e paralizoi. Kjo për arsyen e vetme se huligani serb mendoi që Limani ishte shqiptar. "-"Nuk jam shqiptar, por jam goran. Gjithë jetën e kam kalaur në Serbi dhe nuk kam besuar se do të më ndodhë kështu. Për më tepër kërkova falje disa herë që e prek pak me një qese. Ma shajti nënën shqiptare. Edhe pse më lëndoi sepse nëna ime kishte kohë e vdekur, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-29

Dje, por edhe gjatë ditës së sotme, grupe serbësh kanë bllokuar pjesë të caktuara të rrugëve në veri, në shenjë proteste kundër lejimit të kalimit të automjeteve të EULEX-it. Rreth 50 persona të martën në mesditë tek vendi Zupç kanë mbajtur të bllokuar për një orë rrugën magjistrale Zubin Potok-Bërnjak, duke penguar në këtë mënyrë lëvizjen e automjeteve të EULEX-it në atë drejtim.Dy vetura të EULEX-it janë kthyer prapa në drejtim të Mitrovicës derisa rruga ishte e ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-29

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, zotëri Alfred Moisiu dhe zotëri Rexhep Mejdani. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, duke iu dëshiruar mirëseardhje ish-presidentëve, tha se e vlerëson angazhimin e tyre në kohën sa ishin në detyrë, në periudhat më të rëndësishme për shtetin shqiptar. Ajo tha se me angazhimin e tyre gjatë mandatit dhe funksionit të tyre, në ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-29

Shefi i EULEX it, Ksavier de Marnak ka vizituar portat 1 dhe 31 në kufirin Kosovë-Serbi.
Sipas një komunikate për media, Marnak citohet të ketë thënë se megjithë përmirësimet që janë bërë kohën e fundit në këtë pjesë të Kosovës, EULEX-i ende nuk ka liri dhe qasje të pakushtëzuar në veri. Ky është parakusht për zbatimin e suksesshëm të mandatit të këtij misioni, ka thënë Marnak.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-29

Ambasadori amerikan, Christopher Dell, në korrik e përfundon mandatin e tij si përfaqësues diplomatik i SHBA-ve në Kosovë. Ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht koha se kur pritet të largohet ambasadori Dell, burime të "Zërit” kanë bërë të ditur se ai pritet të largohet gjatë muajit korrik."Pas 4 korrikut ambasadori Dell largohet nga Kosova, pasi që përfundon misionin e tij trevjeçar këtu. Largimi i tij do të ndodhë saktësisht mes datave 4-15 korrik”, tho ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-29