Kryesore » 2012 » Shkurt » 29 » Sërish bllokime rrugësh në veri
3:58 PM
Sërish bllokime rrugësh në veri
Dje, por edhe gjatë ditës së sotme, grupe serbësh kanë bllokuar pjesë të caktuara të rrugëve në veri, në shenjë proteste kundër lejimit të kalimit të automjeteve të EULEX-it. Rreth 50 persona të martën në mesditë tek vendi Zupç kanë mbajtur të bllokuar për një orë rrugën magjistrale Zubin Potok-Bërnjak, duke penguar në këtë mënyrë lëvizjen e automjeteve të EULEX-it në atë drejtim.Dy vetura të EULEX-it janë kthyer prapa në drejtim të Mitrovicës derisa rruga ishte e bllokuar.
Një situatë e ngjashme e vendosjes së bllokadës në rrugë dhe kundërshtimit të lejimit të qarkullimit të veturave të EULEX-it, ka ndodhur po të njëjtën ditë rreth orës 16.00 edhe në veri të Mitrovicës.Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti bëri të ditur se vetura e EULEX-it është ndaluar për qarkullim në drejtim të "Kodrës së Minatorëve” përmes rrugës në afërsi të "Tre rrokaqiejve”, nga grupi i pesëmbëdhjetë personave të cilët kishin vendosur një pengesë fizike në rrugë.Sipas tij, vetura e EULEX-it nuk është lejuar të qarkullojë në drejtimin e caktuar, ndërsa është kthyer prapa përmes rrugës "Kolashini” në drejtim të Suhodollit.Ndryshe, situatë e ngjashme e bllokimit të rrugës për qarkullim të automjeteve të EULEX-it, është regjistruar edhe sot në mëngjes rreth orës 9.00 në afërsi të "Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës, me ç’rast vetura e EULEX-it është kthyer sërish prapa përmes rrugës së fshatit Suhadoll
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus