Kryesore » 2012 » Shkurt » 29 » Limani: “E shoh në ëndërr si më prejnë”
4:01 PM
Limani: “E shoh në ëndërr si më prejnë”
Sa herë që mbyll sytë, Xhelil Limanit në Beograd i del përpara njeriu që e preu në fyt dhe në kokë me thikë, dhe për pak nuk e paralizoi. Kjo për arsyen e vetme se huligani serb mendoi që Limani ishte shqiptar. "-"Nuk jam shqiptar, por jam goran. Gjithë jetën e kam kalaur në Serbi dhe nuk kam besuar se do të më ndodhë kështu. Për më tepër kërkova falje disa herë që e prek pak me një qese. Ma shajti nënën shqiptare. Edhe pse më lëndoi sepse nëna ime kishte kohë e vdekur, e përbiva edhe këtë. Fillimisht më ka goditur në kokë, duke më thënë të dalë jashtë autobusit nëse dua të jetoj. E luta të mos më prekë, e kur e nxorri thikën mendova se ky është fundi im”, ka rrëfyer për Blic Limani.Policia e ka arrestuar dhe 30 ditë paraburgim janë caktuar për 20 vjecarin Milosh Magjaroviq, i njohur për drejtësinë edhe për krime të tjera të rënda. /indeksonline/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus