Kryesore » 2012 » Shkurt » 25
Policia informon se janë arrestuar gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale Sulm ndaj rendit juridik të Kosovës.Drejtoria për hetimin e krimeve të renda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës kohë më parë ka pranuar informacione se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë.
"Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokur ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-25

Kryeministri Hashim Thaçi ka marr "dush të ftohtë” gjatë një takimi që ka zhvilluar me grupin parlamentar të PDK-së, të enjten. Burime të gazetës brenda kësaj partie, kanë konfirmuar për "Kohën Ditore” se një numër i deputetëve e kanë akuzuar shefin e partisë për veprime të nxituara që e dëmtojnë interesin e shtetit. "Disa prej deputetëve që njihen si më radikalë në parti, i kanë thënë haptas Thaçit se nuk është dashur të pranonte që shteti të përfaqëso ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-25

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic, ka deklaruar se për marrëveshjen e arritur në Bruksel, esenciale ka qenë vizita e ministrit të Jashtëm gjerman në Beograd të enjten, Guide Wsetverlle. Jeremic, në një intervistë për televizionin serb "TV Prva”, ka thënë se Kosova në organizatat rajonale nuk do të prezantohet si shtet."Kosova nuk është shtet, përderisa ekziston shteti i Serbisë”, ka thënë ai.Jeremic ka shfaqur shpresën se Serbia tash është një hap ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-25

Rumania është e vendosur të pengojë Serbinë nga marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, nëse Beogradi nuk ndërmerr masa konkrete për të përmirësuar pozitën e pakicës vllahe, shkruajnë mediat serbe. Autoritetet e larta serbe thuhet ta kenë marrë lajmin nga kanalet diplomatike në Bukuresht.
"Rumunët kanë paralajmëruar bllokimin e kandidaturës për shkak të çështjes vllahe”, citon "Danas” zyrtarët në Beograd, të cilët ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-25

Futja e Kosovës si fusnotë dhe heqja e emërtimit politik Republikë nga emri ynë shtetëror është prapakthim në avancimin tonë politik të brendshëm e të jashtëm. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të patjetërsueshme dhe të panegociueshme, dhe askush nuk ka të drejtë të marrë vendim për cenimin, shkurtimin, apo heqjen e tyre, thuhet në kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për Kryesinë e Kuvendit të Republikës Kosovës Sipas kërkesë, fusnota nuk mund ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-25

Një sherr i dhunshëm mes një grupi nxënësish shqiptarë me një grup nxënësish maqedonas në periferi të Shkupit ka çuar në plagosjen rëndë të një 15-vjeçari e marrjen e plagëve të lehta nga disa të tjerë. Përplasja ka ndodhur pasditen e së enjtes në autobusin e linjës 65 që transportonte nxënësit nga qyteti i Shkupit në periferi, përkatësisht drejt fshatit Stajkovc. Pas fjalëve të ndërsjella në autobus, konflikti është pasuar me dhunë në momentin që ata kan ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-25

Një gjyqtar në Nju Jork ka urdhëruar autoritetet që trafikanti rus i armëve Viktor Bout të transferohet nga qelia e izolimit ku ai ka kaluar 15 muaj. Gjyqtarja Shira Scheindlin deklaroi se Bout nuk përbën rrezik për të dënuarit e tjerë dhe se për rrjedhojë transferimi i tij është i mundshëm. Bout, i njohur ndryshe me pseudonimin "Tregtari i Vdekjes”, u arrestua në Tajlandë në mars të vitit 2008, si pjesë e një operacioni sekret të qeverisë amerikane. Ai u dën ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-02-25