Kryesore » 2012 » Shkurt » 25 » Rumania mund të bllokojë kandidaturën serbe
1:23 PM
Rumania mund të bllokojë kandidaturën serbe
Rumania është e vendosur të pengojë Serbinë nga marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, nëse Beogradi nuk ndërmerr masa konkrete për të përmirësuar pozitën e pakicës vllahe, shkruajnë mediat serbe. Autoritetet e larta serbe thuhet ta kenë marrë lajmin nga kanalet diplomatike në Bukuresht.
"Rumunët kanë paralajmëruar bllokimin e kandidaturës për shkak të çështjes vllahe”, citon "Danas” zyrtarët në Beograd, të cilët kanë thënë se do të nisin urgjentisht bisedimet me Rumaninë.Dhjetorin e kaluar, Komisioni Evropian ka shtyrë vendimin për kandidaturën e Serbisë, duke i kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.Rumania është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë pranuar ende shtetësinë kosovare. Së bashku me të radhiten Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja.KE-ja do ta shqyrtojë sërish aplikimin e Serbisë, muajin e ardhshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus