Kryesore » 2012 » Shkurt » 25 » Vetëvendosje me peticion kundër fusnotës
1:21 PM
Vetëvendosje me peticion kundër fusnotës
Futja e Kosovës si fusnotë dhe heqja e emërtimit politik Republikë nga emri ynë shtetëror është prapakthim në avancimin tonë politik të brendshëm e të jashtëm. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të patjetërsueshme dhe të panegociueshme, dhe askush nuk ka të drejtë të marrë vendim për cenimin, shkurtimin, apo heqjen e tyre, thuhet në kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për Kryesinë e Kuvendit të Republikës Kosovës Sipas kërkesë, fusnota nuk mund të jetë zgjidhje e përkohshme, meqenëse ndryshimi i saj në të ardhmen do të jetë prapë subjekt i një marrëveshje të re me Serbinë.
"Po qe se e pranojmë tash, shteti do të na mbetet përherë pa republikë dhe me fusnotë. Fusnota e rrezikon jashtëzakonisht shumë politikën tonë të jashtme, dhe veçanërisht njohjet e reja nga shtetet që nuk na kanë njohur. Kthimi i Rezolutës 1244 nënkupton status të padefinuar për Kosovën”Vetëvendosje kërkon që Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me nenin 65 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenet 15 dhe 38 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajë debat parlamentar për ta trajtuar kërkesën: "Të mos pranohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin Republikë dhe me Rezolutën 1244 në fusnotë”.Në një komunikatë për shtyp të Lëvizjes, janë dhënë adresat në 28 komuna të Kosovës, ku qytetarët mund të nënshkruajnë peticionin kundër përfaqësimit të Kosovës me fusnotë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus